• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Nis puna për Reformën Zgjedhore, PS-PD: Ligji i parë që do të kalojë është ai për financimin e partive

13 Shkurt, 2026
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca dhe opozita rinisën punën për Reformën Zgjedhore, pas disa javë ngërçi për shkak të tensioneve politike me të cilat u shoqërua zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në këtë mbledhje të parë për këtë vit, në emër të PS Damian Gjiknuri shprehu gatishmërinë për konsensus për të gjetur gjuhën e kompromisit për rregullat e përbashkëta për betejën elektorale

“Përtej tensioneve politike, kjo është një gjë e nevojshme se në fund të fundit pushtetet apo pretendentët për pushtet do të përballen në zgjedhje dhe detyra jonë është të vëmë rregulla sa më të mira me qëllim që të mundësojmë garën e ndershme. Kushdo që aspiron të vijë në pushtet ka vetëm një rrugë nëpërmjet zgjedhjeve”, tha Gjiknuri.

Lexo edhe:

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

Palët kanë rënë dakord që ligji i parë që do të kalojnë është ai për financimin e partive politike, një ligj që është detyrim nga BE në procesin e negociatave për anëtarësim.

“Partitë politike për mua në Shqipëri janë gjëja më e rëndësishme, pavarësisht se janë neglizhuar, janë bërë si grupime njerëzish që drejtohen nga një kryetar edhe mendohet sikur s’ka rëndësi organi parti politike. Partitë politike janë institucionet më të rëndësishme, sepse ato nesër do të përcaktojnë politikat që do të drejtojnë vendin nga kushdo forcë, e cila do të votohet nga qytetarët. Prandaj e kemi vënë dhe çështjen e parë sepse ka një ekspertizë të mirë, ka një traditë. Kemi mundësi të bëjmë diçka të mirë edhe jashtë atij tensionit të vazhdueshëm politik që zakonisht është për çështje që lidhen direkt me zgjedhjet”, tha Gjiknuri.

“Duket sikur  është një çështje që nuk ka debat, por ajo mund të kthehet nesër nëse zgjidhjet janë të pastudiuara mirë, mund të kthehet në një debat të madh, që pasojën e ka tek pluralizmi politik, tek funksionimi i partive politike, eventualisht mund të çojë në atrofizimin e partive politike. Përtej çdo lloj demonizimi që u bëhet partive politike, janë institucione që kanë rol të drejtpërdrejtë kushtetues, e dimë ne shumë mirë të gjithë. Një nga detyrat është t’i japim një bazë të shëndoshë mënyrës së funksionimit të tyre”, tha Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, PD.

Por nëse ligji për financimin e partive politike është relativisht një ushtrim i lehtë, për opozitën çështja kyçe e Reformës Zgjedhore mbetet kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Sistemi zgjedhor është një nga problemet kryesore që ne sot kemi, deformimet e tij prodhojnë deformime jo vetëm të procesit zgjedhor, por edhe politik. Pushtimi i zgjedhjeve nga shteti është tematikë absolutisht e madhe dhe dominante, kryesore jo vetëm si rekomandime, por fakte që të gjithë ne i dimë”, tha Bylykbashi.

Partitë politike caktuan në këtë mbledhje ekspertët që do të shkruajnë ligjin për financimin e partive politike e mbetet për tu parë nëse do të arrijnë apo jo konsensus për këtë çështje të parë të reformës zgjedhore.

Nga Kategoria

Kryesore

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026
Aktualitet

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026
Kryesore

Aksident tragjik në Lezhë, “Audi” përplas 12 vjeçarin që lëvizte me monopatinë! Fëmija ndërron jetë rrugës për në spital

27 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Barcelona merr 3 pikët ndaj Athletic Bilbaos, Rodri debuton me fanellën blaugrana

27 Gusht, 2026

Defekt i rëndë në linjën kryesore të UKT, pa ujë disa zona të Tiranës

27 Gusht, 2026

Egnatia përmbyset në Norvegji, humbet Europa League por vazhdon në Conference

27 Gusht, 2026

Tensione në ditën e 89-të të tubimit në Tiranë/ Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë edhe protestuesit e tjerë

27 Gusht, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, “Audi” përplas 12 vjeçarin që lëvizte me monopatinë! Fëmija ndërron jetë rrugës për në spital

27 Gusht, 2026

SHBA, tragjedi në familjen shqiptare/ Florida, vdesin tre fëmijët pas zjarrit në banesë

27 Gusht, 2026

Arrestohet në Londër i kërkuari nga SPAK për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit

27 Gusht, 2026

Shorti i Champions League dhuron superduele, gjigantët europianë përballen që në fazën e ligës

27 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.