Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vijuar me ndryshimet në polici.
Burime bëjnë me dije se është larguar drejtori i Operacionales, Melsi Koçi.
Drejtimin e Operacionales, një sektor shumë i rëndësishëm në polici, pritet ta marrë Alban Dautaj, i cili aktualisht drejton Antiterrorin.
Mësohet se gjithashtu Hita ka firmosur edhe disa urdhra për ndryshime të nëndrejtorëve të qarqeve dhe shefave të komisariateve, të cilat pritet të zbardhen nesër dhe në ditët në vijim










