• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 19 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Miti i birrës “që largon gurët nga veshka”: Çfarë i ndodh në fakt organizmit

19 Korrik, 2026
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

A ndikon vërtet alkooli negativisht te veshkat, apo është thjesht mëlçia ajo që vuan? Prof. asoc. dr. Marsida Duli shpjegon se një nga bindjet më të përhapura rreth alkoolit është krejtësisht e gabuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Mbase është mit dhe është mit në të vërtetë fakti dhe persistenca e të menduarit që birra ndikon apo dhe pijet e tjera apo koktejlet, të gjitha ndikojnë pozitivisht. Disa shprehje jo të rralla janë: pini, konsumoni birrë që të largoni gurët nga veshka. Në përgjithësi mendohej që konsumi i birrës apo i koktejleve mund të ndikonin në largimin e gurëve apo edhe në përmirësimin e hidrimit të trupit. Ndërkohë ndodh e kundërta, sepse efektet që ka alkooli në organizmin tonë, dhe sidomos në veshkë, janë shumë të dëmshme,” shpjegon dr. Duli.

Pse birra “hidron” në pamje, por në fakt dehidron?

Lexo edhe:

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Psikologjia thotë se kur përqendrohesh te problemet, gjen më shumë prej tyre

Sipas mjekes, kur konsumojmë birrë, zakonisht e bëjmë këtë në sasi të shtuara dy, tre gota, madje edhe më shumë gjatë verës.

“Kur konsumojmë birrë në përgjithësi konsumojmë sasi të shtuar. Kjo ndikon negativisht sepse rrit fluksin dhe punën e veshkës. Filtrimi dhe proceset që kryen veshka për një periudhë kohe të shkaktuar gjatë pirjes së birrës ndikojnë goxha negativisht, sepse rrit fluksin, rrit punën, rrit filtrimin, dhe kjo në disa raste mund të shkojë në përkeqësim të funksionit të veshkave, nëse ka sëmundje pararendëse, ose deri në dështimin e funksionit të veshkës,” thotë ajo.

Një nga ndikimet kryesore të alkoolit, sipas dr. Dulit, është ai hormonal.

“Një ndër ndikimet kryesore që ka alkooli është ai ndikimi hormonal, pikërisht tek hormoni antidiuretik, i cili është përgjegjës për rregullimin e sasisë së lëngjeve në organizmin tonë. Kur konsumojmë alkool, ky hormon ndryshon veprimtarinë e tij dhe shtohet sasia e urinimit,” shpjegon mjekja, duke sqaruar se personi mendon se po hidratohet duke pirë, por ndodh krejt e kundërta.

Çfarë ndodh kur kombinohet alkooli me barnat për hipertension?

Dr. Duli tërheq vëmendjen te rasti i pacientëve që marrin terapi antihipertensive dhe diuretikë.

“Unë mendoj që në këto kushte është një ekuacion me shumë të panjohura, një ekuacion shumë i vështirë. Përdorimi i alkoolit rrit diurezën dhe humbet elektrolitët, ndërsa përdorimi i antihipertensivëve, nga ana tjetër, në temperatura të larta, ulin në mënyrë drastike presionin arterial. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sidomos përgjatë verës. Nëse nuk ndryshohen dozat e antihipertensivëve, riskojmë hipotension të thellë,” paralajmëron ajo, duke shtuar se i gjithë organizmi hyn në një stres të jashtëzakonshëm, ku vuajnë nga furnizimi me gjak edhe zemra, edhe veshka.

A mund të dëmtojë veshkën edhe një darkë e vetme me alkool?

Përgjigja e mjekes është prerë: po.

“Në momentin që ne konsumojmë alkool, ai menjëherë do të metabolizohet në mëlçi, nga ku prodhohen lëndë toksike, të cilat rrisin stresin oksidativ në veshkë. Mjafton edhe një pirje për një kohë të shkurtër, e sasive të shtuara të alkoolit – tre-katër gota birë brenda një afati kohor prej dy orësh, për të shkaktuar deri në nekrozë tubulare akute, që përkthehet në pamjaftueshmëri dhe dëmtim akut të veshkës,” shpjegon dr. Duli, duke shtuar se nuk janë të pakta rastet e të rinjve që pas një feste vijnë e ankohen se nuk kanë urinuar prej 24 orësh, shenjë pikërisht e këtij dëmtimi, që kërkon hospitalizim të menjëhershëm, pavarësisht moshës.

A nxit alkooli formimin e gurëve në veshka?

“Përdorimi i tepërt i alkoolit nxit formimin e gurëve. Ka disa mekanizma: i pari është pikërisht dehidrimi, i cili, sidomos kur është i përsëritur, predispozicionon formimin e gurëve. Nga ana tjetër, disa pije alkoolike, siç është birra, për shkak të përmbajtjes së elbit, rrisin sasinë e fosfateve dhe të acidit urik në gjak, çka favorizon formimin e gurëve nga kalciumoksalatet apo kalciumfosfatet,” shpjegon mjekja, duke shtuar se konsumi i birrës rrit gjithashtu mundësinë e kalimit të gurëve në traktin urinar dhe shfaqjen e kolikës renale.

Cila pije dëmton më shumë veshkën?

Ndonëse konsiderohet “më e lehtë”, dr. Duli thotë se birra është, në fakt, pikërisht ajo që dëmton më shumë veshkën.

“Për sa i përket dëmtimit, pavarësisht përqendrimit të alkoolit që kanë në përbërje, mendohet që birra, për shkak të përbërjes së ulët në alkool, është më pak e dëmshme, prandaj konsumohet gjerësisht. Përkundrazi, për veshkën, birra ka rreziqe më të larta në krahasim me alkoolet e tjerë, lidhur së pari me dehidrimin, dhe së dyti me predispozicionin për formimin e gurëve,” thekson ajo.

A ekziston një sasi “e lejueshme”?

Dr. Duli pranon se një përgjigje e saktë do të ishte e vështirë të jepej.

“Si doktoreshë, po të thoja sasinë e limiteve, do gabohesha. Dua të them që s’duhet të konsumojmë fare, por e mira është që në përditshmërinë tonë të jemi të kujdesshëm dhe të informuar. Nuk duhet që për një afat kohor shumë të shkurtër të konsumojmë sasi të mëdha të menjëhershme, dhe nuk duhet ta përdorim në mënyrë kronike,” thotë mjekja.

Kush nuk duhet ta konsumojë fare alkoolin?

“Të parët janë të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundjet e veshkave, nga hipertensioni. në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin alkool. Diabetikët, pacientët që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë nuk duhet të konsumojnë, si dhe ata që kanë probleme me gastritin apo ulçerën,” radhit dr. Duli, duke theksuar se kjo popullatë është shumë e ndjeshme dhe pasojat mund të jenë vdekjeprurëse.

Mit apo e vërtetë: vetëm konsumatorët kronikë rrezikojnë veshkat?

Në segmentin e mbylljes, “të vërtetat dhe mitet”, dr. Duli ishte e qartë: “Është totalisht mit. Një episod i vetëm me konsum të tepërt të alkoolit mund ta dëmtojë veshkën, madje deri në nekrozë tubulare akute dhe insuficiencë renale.” Po ashtu konfirmoi si të vërtetë lidhjen mes alkoolit, presionit të lartë arterial dhe dëmtimit të veshkës./ Emisioni “Diagnozë”, A2 CNN

Nga Kategoria

Shëndeti

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

16 Korrik, 2026
Screenshot
Ekstra

Psikologjia thotë se kur përqendrohesh te problemet, gjen më shumë prej tyre

12 Korrik, 2026
Shëndeti

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit gjatë ditëve të nxehta të verës

10 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Miti i birrës “që largon gurët nga veshka”: Çfarë i ndodh në fakt organizmit

19 Korrik, 2026

Tronditet Italia: Gjendet i vrarë dhe i djegur gazetari 53-vjeçar

19 Korrik, 2026

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet në kaos, ndërpritet nga breshëri dhe stuhia, evakuohen 80,000 spektatorë (VIDEO)

19 Korrik, 2026

Akuzat e Taulant Ballës, Shehaj hap letrat për vilën në Itali: E bleva 2.9 milionë Euro dhe e shita 15! Kam blerë edhe një tjetër 10 milionë…

19 Korrik, 2026

Morën peng punonjësit e Tatimeve në ambientet e resortit, në pranga 5 persona në Golem (EMRAT)

19 Korrik, 2026

Italianët njohin “mallin” e tyre/ 350 shezlongë të vjedhur në Itali shfaqen dy vjet më vonë te Kepi i Rodonit (VIDEO)

19 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti u nda nga jeta tragjikisht, në lot i jepet lamtumira e fundit, pjesëmarrës edhe kryeministri Rama

19 Korrik, 2026

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

19 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.