Franca ka pësuar humbjen e parë nën drejtimin e Zinedine Zidane, duke u mundur 3-1 nga Italia në “San Siro”, në një mbrëmje ku mungesa e Kylian Mbappé u ndje dukshëm.
“Les Bleus” e nisën më mirë takimin dhe kaluan në avantazh falë Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i Donnarummas dhe realizoi një tjetër gol të rëndësishëm me Kombëtaren.
Por Italia reagoi fuqishëm.
Sebastiano Esposito barazoi pas një aksioni të bukur të Cambiaghit, ndërsa në pjesën e dytë “Azzurrët” rritën ndjeshëm ritmin dhe e vunë Francën nën presion.
Donnarumma u kthye në protagonist me disa ndërhyrje vendimtare, ndërsa Franca goditi edhe dy herë shtyllën.
Italia më pas përmbysi rezultatin me Frattesin, pas një tjetër aksioni të zhvilluar nga krahu i majtë.
Mbrëmja u bë edhe më e vështirë për Francën kur Esposito fitoi një tjetër penallti dhe këtë herë e ekzekutoi vetë, duke kompletuar dopietën dhe vulosur fitoren 3-1.
Zidane provoi të ndryshonte skuadrën me futjen e Kumbedit dhe Camavingas, por Franca nuk arriti të reagojë.
Kjo humbje komplikon ndjeshëm situatën e francezëve në Nations League. Tashmë, fitorja ndaj Turqisë të dielën bëhet detyrim për të shmangur eliminimin dhe për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.












