• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Më vrau djalin në mes të rrugës”, e ëma e Santiago Malkos kërkon dënim me vdekje për Leonard Dukën! SPAK: 32 vite burg

19 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

SPAK ka kërkuar dënimin me 32 vite burg për Dukën.

Nga ana tjetër, e ëma e viktimës Santiago Malko ka kërkuar dënimin me vdekje për Leonard Dukën, ndërsa avokatja e këtij të fundit, Melina Gjeta, ka argumentuar se konkluzionet e SPAK nuk mbështeten në prova të ligjshme, por në deduksione nga hetime të paplota dhe të paragjykuara.

Lexo edhe:

Viza amerikane/ DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

Begaj në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak: Modernizimi, ambicioz dhe i nevojshëm

Prokuroria pretendon se motiv për vrasjen ka qenë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima, por ngjarjet mbeten pa autor të identifikuar.

Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se është i pafajshëm dhe se çështja është një montim policor.

Vendimi për këtë çështje pritet të shpallet më 21 janar në orën 11:45.

Avojatja Melina Gjeta: Konkluzionet e SPAK nuk janë të bazuara në provë dhe ligj. Ska asnjë provë, por vetëm deduksione të krijuara nga një proces hetimor jo i plotë dhe i paragjykuar, më shumë të bazuara në histori të raportuara në media. Dëshmitari Blendi Teta, ka deklaruar para gjykatës që është kërcënuar dhe vënë në presion nga Policia e Shtetit dhe Ervis Martini dhe këto janë shkelje të rënda të ligjit. Dëshmia nuk i shërben më të vërtetës, por fabrikim të provës. Dëshmia e Tetës i cili pretendon në Gjykatë se e ka dhënë në presion nga Ervis Martini, nuk mund të përdoret nga Prokurori në konkluzione përfundimtare. Dëshmia e Blendi Tetës konfirmohet edhe nga ajo e Ilir Selmanit, të bashkëpandehurit tjetër. Duke i bërë ato të besueshme. Edhe Selmani ka thënë para kësaj gjykate se janë dhënë 500 mijë euro për të fundosur vëllezërit Duka. Prokuroria thotë se shkak për vrasjen është bërë hakmarrja për dy plagosje që dyshohet se ka kryer viktima Santiago Malko, por ato ngjarje janë ende pa autor dhe hetuesit i kanë pezulluar procedimet pasi nuk kanë gjetur autorët. Si mundet prokurori të përcaktojë autorin e atyre ngjarjeve, ndërkohë që personat kompetent qe i kanë hetuar nuk i kanë identifikuar. Transkripetet e SKY nuk janë prova të ligjshme dhe rezultatet e nxjerra nga to janë të paligjshme sipas legjislacionit shqiptar. Ato hyjnë në cënimin e lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës. Përgjimi i autoriteteve franceze përbën përgjim masiv, s’ka qenë i orientuar. Identifikimi i bërë nga OPGJ të kodeve, ka qenë amator dhe jo i besueshëm, pasi nuk është ndjekur procedura standarde. Vetë Leonard Duka ka deklaruar para gjykatës se ai nuk ka pasur në përdorim aplikacionin Sky.

E ëma e Santiago Malkos: Të dënohet me vdekje.

Leonard Duka: Deklaroj që jam i pafajshëm dhe Prokurori nuk ka asnjë fakt kundër meje. Kjo është e montuar nga policia që të më dëmtojnë mua. Kam besim te drejtësia.

E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më ka vrarë djalin. Me solli Erlis Dukën dhe Ilir Selmanin dhe me tha që s’kam gjë me Santin, por doli e me vrau djalin në mes të rrugës. Unë nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.

Nga Kategoria

Kryesore

Viza amerikane/ DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

30 Prill, 2026
Aktualitet

Begaj në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak: Modernizimi, ambicioz dhe i nevojshëm

30 Prill, 2026
Lajme

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin në Fermë

30 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trump kritikon Merz: Duhet të merret me ndalimin e luftës në Ukrainë, jo me Iranin

30 Prill, 2026

KE merr masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e larta të energjisë

30 Prill, 2026

Viza amerikane/ DASH: Do refuzohen ata që kanë frikë të kthehen në vendin e tyre

30 Prill, 2026

Begaj në ceremoninë e 75-vjetorit të Aviacionit Ushtarak: Modernizimi, ambicioz dhe i nevojshëm

30 Prill, 2026

Dhjetëra banorë protestojnë në Bejrut kundër shkatërrimit të fshatrave të tyre nga Izraeli

30 Prill, 2026

Zelensky: Lufta në Iran po ngadalëson bisedimet e paqes me Rusinë

30 Prill, 2026

Manchester United synon talentin e Barcelonës, gati oferta për Alejandro Balde

30 Prill, 2026

Fabjola thyen “rregullin e familjes”, shfaqet sërish në momente intime me Adionin në Fermë

30 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.