Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën parashikohen që të zhvillohen disa interpelanca si dhe shqyrtohen disa projektligje.
Në rendin e ditës është përcaktuar interpelancë urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin si dhe me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, do të zhvillojë tre interpelanca të veçanta kërkuar nga tre deputetë të opozitës.
Po ashtu, interpelancë është kërkuar edhe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj, do të zhvillojë një seancë pyetje–përgjigje të cilën e ka kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje. Konkretisht pritet të shqyrtohet projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.
Në rend dite gjithashtu është parashikuar edhe shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”;
Gjithashtu janë parashikuar edhe shqyrtimet e projektligjeve “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”; “Për një shtesë në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar” si dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Rendi i ditës:
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
-Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.











