• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë!

26 Tetor, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Viktima është Arlinda Sylaj Zekaj, e cila është vrarë me sëpatë nga kunati i saj Albert Sylaj, në Vitomiricë të Pejës. Ndërkohë, bashkëshorti Jeton Sylaj është ndaluar për 48 orë pas marrjes në pyetje.     

Historia e  Arlindës përfshin dhunë në familje dhe një betejë të gjatë nga 49-vjeçarja për t’u bashkuar me djalin e saj.  

Lexo edhe:

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

Arlinda dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar rreth dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja kishte prejardhje nga Deçani, ndërsa më pas kishte jetuar në Vitomiricë të Pejës.  

“Sinjali” raporton se pas kthimit në Kosovë, marrëdhëniet familjare dyshohet se ishin përkeqësuar deri në atë pikë sa Arlinda ishte përballur me dhunë të vazhdueshme. Bashkëshorti e kishte dëbuar nga shtëpia, ia kishte djegur rrobat dhe ishte ndarë prej saj.  

Pas ndarjes, Arlinda ishte përballur edhe me pengesa për ta marrë fëmijën pranë vetes.  

Në një periudhë kur bashkëshorti kishte udhëtuar për në Amerikë, djali kishte mbetur nën përkujdesjen e një personi të tretë, ndërsa nëna kishte kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për ta zgjidhur çështjen.  

Kërkesat për ndërhyrje ishin lidhur edhe me pretendimin se fëmija kishte mbetur pa përkujdesjen e prindit që ishte larguar jashtë vendit. Për Arlindën, moslejimi që ta kishte djalin pranë nuk ishte thjesht një mosmarrëveshje familjare. Sipas pretendimeve, ajo e përjetonte këtë situatë si një formë të rëndë të dhunës psikologjike.  

Në këtë histori përmendet edhe ekzistenca e një urdhri mbrojtës, të lidhur me dhunën e raportuar nga bashkëshorti. Megjithatë, mbeten për t’u verifikuar përmbajtja, kohëzgjatja dhe mënyra e zbatimit të tij, si dhe vendimet që janë marrë lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijës. Një tjetër element shqetësues lidhet me pretendimet për vonesa në trajtimin e kërkesave institucionale.  

Sipas  mediave në Kosovë, për një urdhër ishte pritur rreth 24 ditë, ndërsa një kërkesë tjetër pretendohet se ishte refuzuar. Ende nuk është sqaruar se për cilin vendim konkret bëhet fjalë, cila gjykatë apo institucion e kishte trajtuar kërkesën dhe mbi çfarë arsyetimi ishte marrë vendimi.

Por ajo që dihet është se Arlinda, vetëm tre ditë përpara vrasjes, kishte kërkuar urgjentisht ndërhyrjen e Prokurorisë Themelore në Pejë.  

Në letrën e pranuar më 22 tetor 2026, drejtuar Kryeprokurores, viktima kishte kërkuar marrjen e masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të një urdhri gjyqësor.

Në dokument, ajo shkruante se rreziku për jetën e saj vazhdonte, ndërsa kërkonte hetime edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale.  

“Kjo është shtesa ime e fundit”, kishte shkruar Arlinda.  

Në të njëjtën letër ajo kishte paralajmëruar se mund të vinte dita kur institucionet do të detyroheshin të jepnin llogari vetëm pasi t’i merrej jeta. Tre ditë më vonë, ajo u vra. Mbrëmjen e 25 tetorit, Arlinda ishte marrë në pyetje  nga policia në Pejë lidhur me një rast të dhunës në familje dhe rreth orës 20:58 ishte kthyer në shtëpi nga patrulla policore.

Rreth dhjetë minuta pas largimit të zyrtarëve policorë, ajo u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit.

Nga Kategoria

Lajme

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026
Kryesore

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026
Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë!

26 Tetor, 2026

Flick pas humbjes në El Clásico: “Nuk është e lehtë, por duhet ta pranojmë”

26 Tetor, 2026

Mourinho pas triumfit në El Clásico: “Real Madrid nuk luan për të fituar në Camp Nou, por kampionatin”

26 Tetor, 2026

Real Madrid godet në Camp Nou, Mbappé vendos El Clásicon me dopietë

25 Tetor, 2026

Vuçiç pranoi mposhtjen nga studentët, serbët shpërthejnë në festime! Këngë e valle

25 Tetor, 2026

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Screenshot

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.