• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

22 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë vjet ndërtim, 26 milionë euro investim dhe premtime të përsëritura për një zgjidhje përfundimtare. Por sot, Vlorës i vjen ende era plehra. Mbetjet urbane vazhdojnë të shkarkohen në vendgrumbullimin e vjetër, vetëm pak metra larg zonave të banuara dhe detit. Edhe pse Landfilli i ri në Sherishtë është shpallur zyrtarisht i hapur që në prill, ai rezulton praktikisht jashtë funksionit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Landfilli i Sherishtës nisi ndërtimin pesë vite më parë nga kompania “Integrated Technology Services”, në pronësi të Klodian Zotos dhe u financua nga një kredi dhe grant nga banka gjermane, me një vlerë totale prej 26 milionë eurosh, nga të cilat 12.5 milion euro kredi.  Megjithëse duhej të përfundonte brenda dy vitesh, ai u përurua vetëm këtë vit.

Por realiteti është tjetër. Peshorja, një element bazë për matjen dhe regjistrimin e sasisë së mbetjeve, nuk është vënë kurrë në punë. Sipas drejtoreshës së landfillit, ajo është “e prishur” dhe aktualisht ndodhet “në ruajtje nga policia bashkiake”. Asnjëherë nuk është përdorur.

Lexo edhe:

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

Në 29 prill, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, deklaroi publikisht hapjen e landfillit të ri dhe mbylljen e vendgrumbullimit të vjetër, duke premtuar fundin e zjarreve dhe ndotjes.

Por më 7 qershor, Vlora u përfshi sërish nga shtëllunga tymi. Një zjarr tjetër në vendgrumbullimin e vjetër përhapi ndotje në të gjithë qytetin. Policia hapi hetim ndaj drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrimit dhe katër punonjësve të bashkisë.

Një vëzhgim në terren nga gazetarët e emisionit Fiks Fare zbuloi se dhjetëra kamionë vijojnë të shkarkojnë çdo ditë në vendgrumbullimin e vjetër. Pamje ajrore tregojnë se hyrja në landfillin e ri është devijuar, duke shmangur peshoren, ndërkohë që shumica e kamionëve nuk hyjnë fare atje.

Një punonjës i landfillit të ri pranoi se vetëm një kamion kishte mbërritur dhe më pas dera ishte mbyllur. Ndërkohë, një pjesë e vogël e mbetjeve që arrijnë në Sherishtë mbulohen me dhe, nuk përpunohen.

Kryetari i Bashkisë, në një intervistë, fillimisht mohoi që mbetjet të shkonin në vendgrumbullimin e vjetër. Më pas, pranoi se kishte shkarkuar nga detyra të gjithë drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrimit. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje konfirmoi më pas se në Sherishtë shkojnë vetëm mbetjet nga koshat, ndërsa të gjitha mbeturinat që ndodhen jashtë tyre – përfshirë mbetje të mëdha si elektroshtepiaket – shkojnë në vendgrumbullimin e vjetër.

Kur u pyet për përqindjen e mbetjeve që dërgohen në landfillin e ri, ai nuk kishte një përgjigje.

Ndërkohë që Vlora promovon veten si një qytet turistik modern, plehrat dhe zjarret në periferi vazhdojnë të helmojnë ajrin, ujin dhe reputacionin e saj. Investimi prej miliona eurosh në Sherishtë, i mbuluar me premtime politike, ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret. Deri më tani, më shumë sesa zgjidhje, ai është kthyer në një simbol të paaftësisë për të menaxhuar një nga probleme

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026
Kryesore

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026
Screenshot
Aktualitet

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

“Nuk ngopem me ty”, Rezarta Shkurta dedikim romantik për Ermal Hoxhën në 20-vjetorin e dashurisë

27 Shtator, 2026
Screenshot

Konferencë e pazakontë/ Rama u drejtohet nesër shqiptarëve nga aeroporti

27 Shtator, 2026

Modric nuk di të ndalet, kapiteni udhëheq Kroacinë drejt fitores në Pragë

26 Shtator, 2026

Spanja përmbys Anglinë në Wembley, Baena dhe Oyarzabal vendosin sfidën

26 Shtator, 2026

Shqipëria e nis me fitore Nations League, Asllani dhe Muçi vendosin ndaj Bjellorusisë

26 Shtator, 2026

Tragjedia shqiptare në Athinë: Dy bashkëshortët që humbën jetën, në pritje të fëmijës së tyre të parë

26 Shtator, 2026
Screenshot

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën autorit Elvis Shkambi

26 Shtator, 2026

Shqipëria publikon formacionin zyrtar ndaj Bjellorusisë, Maran bën zgjedhjet për Nations League

26 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.