• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

LETËR (imagjinare) PËR PIROMANËT

15 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dom Gjergj Meta

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ju që digjni pyjet me shumë mundësi nuk do t’i lexoni këto rreshta, sepse ne që shkruajmë këtu shpesh shkruajmë për të shfryrë zemërimin tonë apo për t’u dukur apo për të hequr nga ndërgjegja (kinse) vellon që na e mbulon atë, ose për të justifikuar mosveprimet tona, apo për të përligjur karriget e pushtetit a për t’iu kundërvënë atyre që nuk na e lëshojnë karrigen e pushtetit. Ose thjesht ju nuk merreni me rrjete sociale e nuk keni nga t’i lexoni.

Por po imagjinoj se ju kam këtu përballë. Unë nuk jam as kryeministër që ju hakërrehet, as polic që ju arreston, as prokuror që ju akuzon e as gjyqtar që ju dënon. Unë jam një prift katolik që shërbej në Mirditë. Ndonjërin nga ju kushedi edhe e kam takuar ndonjëherë. Sikur t’i lexonit këto rreshta thjesht do t’ju pyesja:

Lexo edhe:

Vlora Hyseni akzua të rënda Klodiana Lalës në dyert e GJKKO: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner (VIDEO)

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

“Çfarë po digjni? Pse po e digjni? Vallë çfarë mjerimi ekzistencial po ju gërryen jetën përbrenda që po shkatërroni jetën tuaj dhe të tjerëve nga jashtë? Kush dhe çfarë ju ka zhgënjyer kaq shumë që doni të hakmerreni? Kush ju ka ofruar, sa dhe çfarë ju ka ofruar aq shumë sa t’ia vlejë të hidhni zjarr në pyje, larg dhe afër banesave dhe gjësë së gjallë? Çfarë ju bën të urreni kaq shumë natyrën dhe njerëzit? Pse e urreni vendin tuaj? Apo nuk jeni të vetëdijshëm për çfarë po bëni?”

E pa pritur ndonjë përgjigje kushedi se çfarë do t’ju thoja:

“Kështu shkatërroni vetëm veten tuaj dhe ne të tjerëve. Urrejtja, mjerimi që ju shtyn, veprimi që bëni nuk paguan asgjë. Ata që ju thonë të digjni janë njerëz të paskrupullt, por ndryshe nga ju e kanë një vend ku të rrinë, kurse ju jo. Pemët nuk flasin, por duke u djegur të vrasin ty frymëmarrjen, bagëtisë hijen dhe syve të tu bukurinë që na ka fal Zoti. Jeta jote nuk do të ndryshojë duke djegur një pyll, një mal, përkundrazi do të jetë një ferr i vërtetë. Shfryje zemërimin dhe pasionin tënd duke u rebeluar ndaj atyre strukturave të mëkatit që të kanë marrë jetën, të kanë shpopulluar fshatin, të kanë vrarë të ardhmen. Nuk të ka faj as bima, as lisi, as ahu e as pisha, as bagëtitë e as banorët (ato pak banorë që kanë mbetur).

E së fundmi pendohuni e reflektoni për atë gjë që keni bërë. Tregoni “shokët” sado të fuqishëm të jenë e kushdo të jenë. Kështu na shpëtoni të gjithëve. Askush nuk do të kujdeset për ju pas kësaj gjëme kur t’ju arrestojnë e askush nuk do të kujdeset që pyjet të kthehen aty ku ishin, sado të premtojnë. Mos e lejoni mjerimin dhe zemërimin tuaj ngado që të vijë e kudo të jetë strukur në kthinat më të errëta të shpirtit tuaj që t’ju errësojë sytë, mendjen dhe zemrën.

E di, ndoshta janë fjalë të hedhura në erë, apo thjesht një monolog dite vere e nxehtë, por unë ju imagjinoj këtu përballë meje e ju flas pa asnjë zemërim e urrejtje. Ju flas sepse ju dua!”

Nga Kategoria

Kryesore

Vlora Hyseni akzua të rënda Klodiana Lalës në dyert e GJKKO: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner (VIDEO)

24 Shtator, 2026
Kryesore

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026
Bota

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vlora Hyseni akzua të rënda Klodiana Lalës në dyert e GJKKO: Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e Hotel Rogner (VIDEO)

24 Shtator, 2026

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026

Ndihmuan në arratisjen e Ergys Agasit, GJKKO lë në fuqi masat me arrest në burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

24 Shtator, 2026

Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, shkak mungesa e gjyqtares Rudina Palloj! Ish-deputetja: SHISH, në shërbim të krimit të organizuar dhe fik radarët

24 Shtator, 2026

“Je ‘non grata’”, Klosi përplaset me Berishën: Je i korruptuari më i madh në Ballkan

24 Shtator, 2026

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

24 Shtator, 2026

“Parlamenti i Ergys Agasit”, Berisha përplaset me mazhorancën

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.