José Mourinho ka reaguar ndaj debatit për kalendarin e ngjeshur dhe numrin në rritje të dëmtimeve serioze në futboll, duke dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë para sfidës së Real Madridit ndaj PSV-së në Champions League.
I pyetur nëse futbolli po arrin një pikë kritike për shkak të ngarkesës së madhe të lojtarëve, trajneri portugez theksoi se paga dhe kërkesat e nivelit të lartë sjellin edhe sakrifica.
“Nëse duam paratë, duhet të punojmë shumë, duhet të marrim rreziqe. Kjo është jeta. Nëse ndonjë lojtar dëshiron të bëjë grevë sepse luajmë shumë, mund t’i ofrojmë një ulje page prej 50%”, deklaroi Mourinho.
Ai pranoi se situata është e vështirë dhe se klubet, kombëtaret dhe federatat kanë interesa të ndryshme, por shtoi se në fund të gjithë duhet të përshtaten me realitetin e ri të futbollit modern.
Mourinho foli gjithashtu për Vinicius Junior, duke konfirmuar se braziliani do të jetë titullar ndaj PSV-së dhe duke shprehur besimin se ai mund të rikthehet në versionin e tij më të mirë.
Trajneri portugez komentoi edhe deklaratat e Comesaña për arbitrimin, duke u përgjigjur shkurt: “Ka amnezi”, përpara se të shtonte se Real Madridi nuk duhet të përfshihet në të njëjtin debat me çështjen Negreira.
Real Madridi vjen në këtë takim me katër fitore në katër ndeshje të Champions League dhe synon një tjetër rezultat pozitiv për t’iu afruar kualifikimit direkt në fazën tjetër.











