Toni Kroos ka ironizuar tre nga emrat kryesorë të kombëtares gjermane, vetëm pak përpara publikimit të listës së parë të Jürgen Klopp si trajner i “Mannschaft”.
Gjatë podcastit “Einfach Mal Luppen”, ish-mesfushorit të Real Madridit iu kërkua të përmendte tre lojtarë që nuk kishin marrë pjesë në Botërorin e fundit. Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe plot ironi: “Kam tre lojtarë që nuk u shfaqën në Botëror: Pavlovic, Wirtz dhe Musiala”.
Të tre kishin qenë pjesë e Gjermanisë në turne, por Kroos po i referohej paraqitjeve të tyre të dobëta dhe faktit se, sipas tij, nuk kishin lënë gjurmë në një Botëror ku Gjermania u eliminua nga Paraguai.
Më pas, Kroos dha edhe tre emra që realisht nuk kishin qenë pjesë e turneut dhe që do të dëshironte t’i shihte në listën e parë të Klopp: Tom Bischof, Lennart Karl dhe Saïd El Mala.
Gjermania do të nisë së shpejti aventurën e re me Klopp në Nations League, ku do të përballet me Holandën, Greqinë dhe Serbinë.










