• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

DETAJE/ Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini

19 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit tashmë është në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal pas dyshimeve se pas vjedhjes qëndron një grup i strukturuar kriminal. Sipas Report Tv, dyshimet për përfshirje në skemë prekin edhe deputeten e PS-së, Etleva Budini, ish-drejtoreshë e Postës së Durrësit, emri i së cilës nuk është konfirmuar zyrtarisht.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në SPAK është hedhur edhe shorti për caktimin e prokurorit që do të marrë në shqyrtim çështjen. Dosja i kaloi Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Durrësit, ku hetimet drejtoheshin nga prokurori Gazmend Frëngu, shpalli moskompetencën pasi janë gjetur elementë funksionimi si grup i strukturuar kriminal.

Moskompetenca nga ana e Prokurorisë së Durrësit është ngritur për shkak të subjektit dhe veprës penale, sipas nenit 75/a, germat b dhe c të Kodit të Procedurës Penale. Pra referimi i është bërë SPAK-ut me argumentet se duhet të vlerësonte nëse jemi përpara grupit të strukturuar kriminal dhe nëse zyrtarët e lartë të dyshuar janë të përfshirë apo jo.

Lexo edhe:

Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dhe historiku i tyre

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dosja kalon në SPAK, dyshime për grup kriminal dhe përfshirje të personave me imunitet parlamentar

Gjithçka u zbulua pas një kontrolli të brendshëm të Postës Shqiptare. Nga verifikimet rezultoi se 700 mijë euro, të destinuara për pagesën e pensioneve, ishin regjistruar si transferta drejt degëve të Shijakut dhe Krujës, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacion.

Në dosjen hetimore janë evidentuar 11 mandate pagese. Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar lëvizjen e parave nga arka drejt zyrave të drejtuesve të filialit. Në pamjet e publikuara, drejtoresha e atëhershme, Elisabeta Mataj, shihet teksa merr para në zyrë me qese të zeza. Prokuroria e Durrësit po verifikonte edhe dyshimet se Mataj mund të kishte shpenzuar para në kazino.

Skandali i vjedhjes në Postën e Durrësit shpërtheu korrikun e kaluar, kur u arrestua drejtoresha e atëhershme në detyrë, Elisabeta Mataj e akuzuar se se në bashkëpunim me vartësit përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak. Vetëm dy muaj më pas ajo u la në arrest shtëpie, ku ndodhet edhe aktualisht. Në arrest shtëpie janë edhe ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana.

Pak ditë para se Mataj të lirohej nga qelia, bashkëshorti i saj Fetaj Mataj u promovua në poste drejtuese në Bashkinë e Durrësit, duke u emëruar Përgjegjës për Evadimin e Mbetjeve Urbane.

Nga Kategoria

Aktualitet

Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dhe historiku i tyre

19 Nëntor, 2026
Kryesore

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dosja kalon në SPAK, dyshime për grup kriminal dhe përfshirje të personave me imunitet parlamentar

19 Nëntor, 2026
Bota

Samiti Trump-Putin-Xi në Kinë, presidenti kinez: Të bashkëpunojmë për sfidat globale! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Të ndalet përhapja e armëve bërthamore!

19 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

DETAJE/ Skandali i vjedhjes së 700 mijë eurove në Postën e Durrësit, dyshohet e përfshirë dhe deputetja e PS, Etleva Budini

19 Nëntor, 2026

Lajm i madh për Bayernin, Kompany rikthehet në stol pas problemeve shëndetësore

19 Nëntor, 2026

Zyrtare: 3 kandidatë në garë për presidencën e FIFA-s, mes tyre Infantino

19 Nëntor, 2026

Detaje të reja nga konflikti në burgun e Reçit/ Kush janë dy të dënuarit e përfshirë në përplasje, emrat dhe historiku i tyre

19 Nëntor, 2026

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, dosja kalon në SPAK, dyshime për grup kriminal dhe përfshirje të personave me imunitet parlamentar

19 Nëntor, 2026

Samiti Trump-Putin-Xi në Kinë, presidenti kinez: Të bashkëpunojmë për sfidat globale! Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Të ndalet përhapja e armëve bërthamore!

19 Nëntor, 2026

Konflikt mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, autoritetet kryejnë kontrolle, gjenden sende të ndaluara

19 Nëntor, 2026

Vetëm 38 ditë pas arrestimit për atentatin e planifikuar në Lezhë, Apeli liron nga burgu Vinçesk Pirolin

19 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.