• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

3 Korrik, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë (MVEP) u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shtyjnë të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Serbisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një njoftim të publikuar sot, Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve kroatë për “kujdes të shtuar, ndjekje të situatës aktuale dhe informim më të detajuar para udhëtimit, sidomos në dritën e sjelljeve të papërshtatshme dhe të pabazuara nga ana e autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj shtetasve kroatë”.

“Duke marrë parasysh që shpesh ndodhin bllokime të rastësishme të rrugëve si pasojë e protestave qytetare, është e rëndësishme të kihet parasysh se është e pamundur të parashikohet gjendja në komunikacion dhe vështirësitë eventuale që mund të ndikojnë ndjeshëm në qarkullimin në të gjithë vendin.

Lexo edhe:

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste

Miku i Vuçiç në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

Qytetarëve kroatë u rekomandohet veçanërisht t’i shmangin vendet ku grumbullohet numër i madh njerëzish”, thuhet në njoftimin e MVEP-it.Në çdo moment, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme apo urgjence jashtë orarit zyrtar, shtetasit kroatë kanë të drejtë të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Serbisë përmes numrit emergjent të telefonit: 0038163485757.

“Vendimi për të udhëtuar jashtë vendit është përgjegjësi personale e secilit individ. Rekomandimet dhe paralajmërimet për udhëtimet jashtë vendit, të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, janë të natyrës këshilluese”, thuhet në njoftim.

Në Serbi, ditëve të fundit janë organizuar bllokada rrugësh si përgjigje ndaj thirrjes së studentëve për “mosbindje civile”, pas protestës së madhe të mbajtur më 28 qershor, në të cilën u kërkua shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Policia ndërhyri duke larguar bllokadat dhe arrestuar pjesëmarrësit, pas së cilës gjë partitë opozitare dhe studentët akuzuan autoritetet për përdorim “brutal” të forcës.

Para përshkallëzimit të tensioneve në Serbi, autoritetet kishin dëbuar artistë dhe qytetarë nga vendet fqinje që kishin shprehur mbështetje për protestat në Serbi./ REL

Nga Kategoria

Rajoni

Dhuna ndaj studentëve në Beograd, arrestohet komandanti i forcave speciale antiterroriste

4 Nëntor, 2026
Rajoni

Miku i Vuçiç në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

2 Nëntor, 2026
Kryesore

E paprecedentë në Mal të Zi, arrestohen 4 nxënës shqiptarë pasi bënë shqiponjën dykrenare

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Kane jashtë formacionit më të mirë të FIFPro, Spanja dominon me katër lojtarë

9 Nëntor, 2026

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, pasi më herët pranoi rezultatin

9 Nëntor, 2026

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.