Juventus ka mposhtur 2-0 Napolin në “Allianz Stadium”, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme pas një fillimi të vështirë sezoni.
Kerim Alajbegovic dhe Jérémie Boga realizuan golat që i dhanë skuadrës së Luciano Spallettit tri pikët, ndërsa Napoli vazhdon momentin negativ dhe largohet edhe më shumë nga kreu i renditjes.
Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe me shumë gabime nga të dyja skuadrat, të cilat kishin edhe shumë mungesa. Napoli krijoi mundësinë e parë me Lucca, ndërsa Juventus u përgjigj kryesisht përmes kundërsulmeve.
Pas pushimit, Spalletti ndryshoi skuadrën dhe aktivizimi i Zhegrovës rezultoi vendimtar. Rreth 20 minuta nga fundi, kosovari kaloi Oliveran dhe asistoi Alajbegovic, i cili me një goditje të bukur me të majtën mposhti Meret për 1-0.
Situata u komplikua edhe më shumë për Napolin në minutën e 75-të, kur Marianucci mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me dhjetë lojtarë.
Tre minuta nga fundi, Boga vulosi fitoren me një goditje të saktë me të djathtën për rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë sukses, Juventus i jep pak frymëmarrje Spallettit dhe afrohet sërish me zonën Champions, ndërsa Napoli mbetet në krizë dhe ndodhet tashmë 14 pikë larg kryesueses Lazio.











