Arsenal ka marrë një fitore të madhe 1-0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”, duke u ngjitur në krye të Premier League. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Kai Havertz në minutën e 15-të.
Aksioni vendimtar nisi nga Declan Rice, i cili dërgoi një top të fortë në zonë, aty ku Havertz u gjend në pozicionin e duhur për ta dërguar në rrjetë.
Liverpool reagoi menjëherë dhe mori kontrollin e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj skuadrës së Mikel Artetës. Florian Wirtz ishte shumë pranë barazimit në minutën e 39-të, por goditja e tij u ndal nga traversa.
Edhe në pjesën e dytë skuadra e Andoni Iraolës kërkoi golin, por Arsenal u mbrojt me shumë disiplinë dhe David Raya kontrolloi disa situata të rrezikshme.
Në fund, “Topçinjtë” ruajtën avantazhin minimal dhe siguruan tri pikë me shumë peshë, ndërsa Liverpool pa të ndërpritej seria prej pesë fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet.
Me këtë fitore, Arsenal ngjitet në vendin e parë të Premier League, ndërsa Liverpool mbetet pas në garën për kreun.











