• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Goditet “shtëpia e barit” në Malësi të Madhe, 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës të OSHEE-së, arratiset 36-vjeçari

26 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Malësi e Madhe – Në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 8”, Policia ka zbuluar tre ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba në fshatin Boriç i Madh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Kol Narkaj, 35 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim A. G., 36 vjeç. Gjithashtu, u ndaluan punonjësit e OSHEE-së Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj dhe Fatmir Kajoshaj, ndërsa u procedua penalisht edhe një punonjës tjetër për shpërdorim detyre.

Policia sekuestroi 771 bimë kanabisi, mbi 6 kg material bimor, 195 llamba, aspiratorë dhe filtra ajri. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa vijon puna për kapjen e personit në kërkim.

Lexo edhe:

Dhuna ndaj Niko Qarkajt te Blloku i Sigurisë, Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm

Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

Policia:
Malësi e Madhe / Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llamba.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 8”. Shkon në 13 numri i rasteve të kësaj veprimtarie kriminale, të goditura në kuadër të operacionit “Neonët”.

Vihet në pranga një 35-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 36-vjeçar, të cilët dyshohet se kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Ndalohen edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe procedohet penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara ne DVP Shkoder ne bashkepunim ne Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe të mbështetura nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 8”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. N., 35 vjeç, banues në fshatin Bratosh, dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Në vijim të operacionit u ndaluan edhe shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi; Xh. C., 24 vjeç, banues në Zagorë; F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Rashkullaj; dhe F. K., 58 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. S., 57 vjeç, punonjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar 3 ambiente (1 banesë dhe 2 stalla) në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis. Nga kontrollet në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.

Vijon puna intensive për kapjen e 36-vjeçarit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dhuna ndaj Niko Qarkajt te Blloku i Sigurisë, Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm

4 Korrik, 2026
Aktualitet

Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

4 Korrik, 2026
Aktualitet

E arrestuan në protestë, qytetari përfundon në spital pas dhunës në qeli

4 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dhuna ndaj Niko Qarkajt te Blloku i Sigurisë, Tabaku kërkon dëgjesë urgjente me ministrin e Brendshëm

4 Korrik, 2026

Kultivuan 1.8 ton kanabis në Berat, GJKKO dënon me rreth 95 vite burg 17 persona

4 Korrik, 2026

Valët ekstreme të të nxehtit po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

4 Korrik, 2026

E arrestuan në protestë, qytetari përfundon në spital pas dhunës në qeli

4 Korrik, 2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver

4 Korrik, 2026

21 kg kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me nënën dhe vëllain

4 Korrik, 2026

46 kg kanabis në formë xhelatine nga Toronto në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 gra në hetim në gjendje të lirë

4 Korrik, 2026

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.