Dy vatra të reja zjarri janë evidentuar në qarkun e Vlorës, në kodrat e fshatit Kotë, në bashkinë Selenicë, dhe në zonën e Kriporës, pranë fshatit Panaja.
Në Kotë, zjarri vijon të përparojë në terren duke përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte. Era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve dhe vështirësojnë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrës.
Ndërkohë, një tjetër vatër është aktive në zonën e Kriporës, pranë Panajasë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe shkurre.











