• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Dy senatorë italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

27 Shkurt, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy senatorë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për t’i dhënë mbështetjen.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Lexo edhe:

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini. 

Dy senatorët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

“Jemi kundër paraburgimit.  Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.

Çfarë është skandali Tangentopoli?

Gjatë skandalit Tangentopoli, cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike pati edhe kritika se disa arrestime ishin të nxituara dhe disa individë u dëmtuan padrejtësisht nga procesi.

Gabriele Cagliari ish-president i ENI, (Ente Nazionale Idrocarburi) dhe Sergio Moroni (deputet socialist) u vetëvranë nga presioni i hetimeve. Ky skandal çoi në hetimin e njohur si “Mani Pulite” (Duart e Pastra), i cili u drejtua nga një grup prokurorësh në Milano.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ prej 12 shkurtit 2025.

Tags: paraburgimsenatore italianeveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

7 Tetor, 2026
Aktualitet

Aksident në Korçë, makina përplas 18-vjeçarin

7 Tetor, 2026
Aktualitet

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet e Saliut

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Courtois po shpëton Realin, por deri kur? 37 goditje në 8 ndeshje ndezin alarmin në Madrid

7 Tetor, 2026

Messi i thotë lamtumirë Argjentinës, Cristiano Ronaldo i përgjigjet me mesazh respekti

7 Tetor, 2026

Ambasada gjermane “thellësisht e shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

7 Tetor, 2026

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

7 Tetor, 2026

Ndahet nga jeta e moshuara që u bë simbol i protestave në Spanjë

7 Tetor, 2026

“Shtylla kurrizore thjesht do të lëvizë”: Si ta forconi qafën

7 Tetor, 2026

Danimarka akuzon Rusinë për sabotazh ndaj kompanive të mbrojtjes

7 Tetor, 2026

Pas Francës edhe Belgjika, studentët dalin në protestë

7 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.