• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 7 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet e Saliut

7 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ajshe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, ka deklaruar në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv se familja e saj janë të zhgënjyer nga SPAK.

Haklaj tha se prisnin që SPAK të zbardhte vrasjet që sipas saj kryedemokrati Sali Berisha ka kryer ndër vite, por shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk pati as guximin e as dëshirën për ta bërë këtë.

Lexo edhe:

Nga ndjekja te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Më tej ajo tha se në familjen e saj Berisha ka vrarë 7 anëtarë, si dhe 7 persona të tjerë, të afërt të familjes Haklaj.

“Ne prisnim shumë nga SPAK dhe menduam se kjo drejtësi dhe SPAK do të vendoste drejtësi kundër krimeve të rënda politike me vrasje masive të shqiptarëve prej Berishës dhe organizatës së tij kriminale. Ndaj jemi shumë të zhgënjyer nga SPAK, i cili nuk pati guximin për të hetuar vrasjet kriminale të Sali Berishës ndaj pjesëtarëve të familjes sonë, të cilët janë 7 vetëm nga familja dhe 7 të tjerë të afërt të familjes. Ne mendojmë se jo vetëm nuk pati guxim, por nuk e kanë edhe dëshirën”, tha mes të tjerash Ajshe Haklaj.

Më tej Haklaj shtoi se krimet politike të Berishës janë të njohura për çdo shqiptar. Sipas saj, ish-kryeministri ka pasur si mision shkatërrimin e shtetit shqiptar. Për këtë Haklaj tha se Berisha është paguar nga shtetet armike të Shqipërisë.

“Krimet e Berishës janë të dukshme për të gjithë shqiptarët. Nuk ka shqiptar që nuk i ka prekur krimet e Sali Berishës, krimet politike të Berishës. Por nuk e kanë as dëshirën dhe as guximin sepse mund të përballen me krime të mëtejshme të shtetit kriminal të Berishës. Ne e dinim se Saliu kishte një mision që të shkatërronte shtetin shqiptar dhe të krijonte një shtet tjetër kriminal i cili u financua nga armiqtë tanë shekullorë. E dinim se Saliu e kishte shkatërruar drejtësinë dhe e kishte vendosur në dispozicion të shtetit të tij kriminal totalisht. Por me vendosjen e SPAK menduam se SPAK do të jepte drejtësi për krimet politike të Berishës, që i ka bërë popullit shqiptar”, shtoi Haklaj.

Ajo përmendi gjithashtu ’21 Janarin’ dhe tragjedinë e Otrantos, si krime që janë kryer nga kryedemokrati Sali Berisha. Duke u rikthyer te vrasjet brenda familjes së saj, ajo shtoi se shteti kriminal i Berishës veç ekzekutimit të vëllezërve, i ka dëmtuar dhe shtëpitë e varret.

“Sepse nuk janë vetëm krimet ndaj familjes sonë, por edhe krime të tjera politike si 21 janari e Otranto. Ato janë financuar dhe realizuar nga bandat kriminale të Berishës. Unë prisja që të thirresha edhe herë të tjera, por nuk u thirra më. Kjo tregon se nuk e kanë patur predispozicionin dhe s’kanë guxuar t’i çojnë hetimet deri në fund. Janë vrarë 7 persona në një familje, janë shkatërruar banesat dhe varret. Unë i kam parë policët e Berishës që i kanë kryer këto krime”, vijoi më tej Haklaj.

Ajshe Haklaj tha se nuk do të heqin dorë nga beteja juridike, me shpresën së një prej strukturave të drejtësisë shqiptare do e marrë në dorë dhe do e zbardhë këtë çështje.

Pezullimin e kallëzimit nga SPAK ajo e cilësoi si vrasje për herë të dytë të familjarëve të saj, për shkak të mungesës së drejtësisë.

“Ne s’do ta pushojmë betejën tonë juridike, por me ndihmën e avokatit tonë të nderuar, Idajet Beqiri, do ta vijojmë betejën tonë juridike edhe më tutje dhe shpresojmë që të gjitha strukturat e drejtësisë shqiptare, njëra prej tyre do të guxojë t’i çojë hetimet më tej. Ne jemi të bindur totalisht se ngjarjet kanë ndodhur si rezultat i mungesës së shtetit. Tani po vritemi për herë të dytë si rezultat i mungesës së drejtësisë në Shqipëri. Shteti shqiptar nuk diti të gjente kurrë një provë që të vërtetonte që këto janë tamam krime politike e shtetërore. Prova e fakte kanë sa të duash”, tha Ajshe Haklaj.

Për Ajshe Haklajn, Berisha përpiqet përditë të ulë reputacionin e shtetit dhe institucioneve shqiptare, pasi sipas saj, ky është misioni për të cilin paguhet nga Serbia.

Ajo tha se Berisha para demokracisë ka qenë agjent i UDB-së, ndërsa më pas, sipas Haklajt, ai nisi t’i shërbente me devotshmëri interesave serbe, duke kryer krime dhe duke përdorur gjuhë urrejtjeje dhe përçarëse.

“Berisha përpiqet çdo ditë të ulë reputacionin e shtetit shqiptar dhe institucioneve tona. Ai e ka mision sepse paguhet nga armiqtë e shtetit shqiptar. Sa të jetojë atë punë do të bëjë. Berisha ka krijuar një shtet kriminal brenda shtetit. Që nga fillimi e deri sot Berisha është i financuar nga Serbia. Ka lidhje miqësore me ta dhe i ka shërbyer për këto 30 vite me devotshmëri. Ai ka qenë agjent i UDB-së edhe para hyrjes së demokracisë, por me hyrjen e demokracisë ai i ka shërbyer me devotshmëri duke përdorur gjuhë urrejtje e përçarje, duke investuar për krime të ndryshme dhe duke shkatërruar drejtësinë e gjithçka”, theksoi Haklaj.

Në përfundim ajo falënderoi mediat për mundësinë e dhënë për të folur mbi dramën e jetës së saj, teksa i bëri edhe një thirrje drejtësisë që të veprojë sa më parë dhe të zbardhë krimet e kryera sipas saj nga Sali Berisha.

“Drejtësia të guxojë e të hetojë më shumë. Të zbardhë krimet që janë bërë ndaj popullit shqiptar. Janë vrasje masive të shqiptarëve prej Berishës dhe organizatës së tij kriminale. Drejtësia u bë nga drejtësia e tij që janë bërë nga 2 muaj shkollë te Plepat e Durrësit. Edhe pedagogët e drejtësisë kanë dalë nga duart e vajzës së tij dhe nuk është e çuditshme që s’është guximi për të vënë drejtësi. Mediat janë i vetmi pushtet që ne mund të shprehemi”, përfundoi Haklaj./ Report TV

Nga Kategoria

Aktualitet

Nga ndjekja te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës

7 Tetor, 2026
Aktualitet

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

7 Tetor, 2026
Screenshot
Ekstra

Gratë beqare pa fëmijë mund të përbëjnë shumicën në vitet e ardhshme

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet e Saliut

7 Tetor, 2026

Rusia mohon rrezikun e epidemisë pas vdekjes së punonjëses së institutit të murtajës

7 Tetor, 2026

Sindikatat spanjolle bëjnë thirrje për grevë kombëtare, disa javë para zgjedhjeve të parakohshme

7 Tetor, 2026

Nga ndjekja te hedhja në liqen, SPAK zbardh skemën e rrëmbimit dhe vrasjes së Renis Dobrës

7 Tetor, 2026

A mund të blejnë 1 miliard dollarë fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit?

7 Tetor, 2026

Franca pezullon përdorimin e granatave çorientuese pas plagosjes së një 15-vjeçari

7 Tetor, 2026

Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

7 Tetor, 2026
Screenshot

Gratë beqare pa fëmijë mund të përbëjnë shumicën në vitet e ardhshme

7 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.