• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Do merren masa ligjore”, Rama për përmbytjet: Përgjegjës edhe qytetarët që hedhin shishe e qese plastike në rrugë

11 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisës Edi Rama, gjatë podkastit ‘Flasim’, duke u ndalur te përmbytjet që kanë përfshirë vendin, u shpreh se do të merren masa ligjor ndaj personave që hedhin plehrat jo në zonat e caktuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Ramës, veç kushteve atmosferike dhe infrastrukturës, përgjegjësi kanë edhe qytetarët, të cilët si pasojë e hedhjes së mbeturinave nëpër kanalet kulluese, kanë një ndikim në situatën e përmbytjeve.

“Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh. Ndërkohë që, ne si qeveri, jemi të qartë për nevojën e vazhdimit te investimeve në sistemin mbrojtës të vendit, unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull!

Lexo edhe:

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh

Gjermania synon të parandalojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen

Po troç, ne si popull! Prurjet marramendëse të plastikës nga lumenjtë në këto raste, janë të frikshme, janë të neveritshme, janë kriminale në kuptimin e plotë të fjalës. Hedhja rrugëve e shisheve dhe qeseve plastike, si të ishte ky vend, jo atdheu ynë i përbashkët, po një kosh plehrash në një territor që s’na përket me të cilin s’kemi lidhje, ku, kudo ku na teket, lëshojmë si lopa bajgat, mbetjet e konsumit tonë, është diçka, që e mbulon tamam me bajga flamurin e pavarësisë tonë si shtet, librin e historisë së përpjekjeve tona shekullore si komb për të jetuar në shtetin tonë, fytyrën e secilit prej nesh si njerëz të këtij populli e si qytetarë të Europës, që mbajmë emrin shqiptar, të cilin e mbajmë me të drejtë me krenari në shumë raste, të cilin e ndiejmë me të drejtë si vërtetë fjalën kyçe që na bën të ndihemi krenarë kur je në stadium, por të cilin e përdhosim, emrin shqiptar, duke përdhosur Shqipërinë, duke përdhosur natyrën e Shqipërisë, duke përdhosur fytyrën e Shqipërisë.

Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet, duke rritur përpjekjet për sensibilizim, informim, por edhe ndëshkim po ashtu. Por në të gjitha rastet është e domosdoshme që gjithsecili të ftillohet sepse kjo që ndodh dhe ajo që i bëjmë ne Shqipërisë, duke hedhur një shishe plastike apo duke hedhur një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM”, tha Rama.

Tags: permbytjetRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh

29 Qershor, 2026
Bota

Gjermania synon të parandalojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen

29 Qershor, 2026
Aktualitet

Eurodeputetja holandeze, i bashkohet protestës: Qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët e saj

29 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh

29 Qershor, 2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh

29 Qershor, 2026

Eurodeputetja greke: Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt

29 Qershor, 2026

Gjermani-Paraguaj, publikohen formacionet zyrtare

29 Qershor, 2026

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

29 Qershor, 2026

Martinelli vendos në shtesë, Brazili përmbys Japoninë dhe kalon në 1/8-at

29 Qershor, 2026

Gjermania synon të parandalojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen

29 Qershor, 2026

Eurodeputetja holandeze, i bashkohet protestës: Qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët e saj

29 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.