Partia Demokratike në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar organizimin e 12 debateve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, në një përpjekje për të strukturuar garën e ardhshme dhe për të përgatitur kandidatët që do të kërkojnë nominimin e partisë. Debati i parë pritet të zhvillohet në qershor 2027, ndërsa pesë debate do të mbahen gjatë vitit të ardhshëm dhe shtatë të tjera në vitin 2028.
Komiteti Kombëtar Demokratik pritet të vendosë kritere për pjesëmarrjen, të ngjashme me ato të garës së vitit 2020, duke përfshirë sondazhet dhe mbështetjen përmes financimit nga donatorë të vegjël. Në rast se numri i kandidatëve është shumë i madh, debatet mund të zhvillohen në dy net, me një maksimum prej 20 kandidatëve të kualifikuar.
Një rregull i ri parashikon që kandidatët duhet të zotohen për të kundërshtuar financimin e fushatave nga paratë e padeklaruara, të njohura si “dark money”, në mënyrë që të marrin pjesë në debate. Demokratët synojnë që procesi të jetë më transparent dhe të shmangë ndikimin e financuesve të fuqishëm në përzgjedhjen e kandidatit që do të përballet me republikanët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.











