• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 22 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Showbiz

Dasmë spektakolare në New York/ Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë festë dy-ditore me 1000 të ftuar

26 Qershor, 2026
tek Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja po dalin për dasmën e shumëpritur të Taylor Swift dhe Travis Kelce, e cila pritet të jetë një ngjarje e madhe disa-ditore në zemër të New York-ut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave ndërkombëtare, çifti i famshëm po planifikon një festë dasme që do të zhvillohet në Madison Square Garden, një nga arenat më ikonike në botë, e njohur për koncerte dhe evente sportive madhore.

Raportimet e para flisnin për një pritje madhështore më 3 korrik, ndërsa burime të reja sugjerojnë se programi do të zgjasë më shumë se një ditë. Më konkretisht, një event më privat dhe më intim pritet të mbahet një ditë më parë, më 2 korrik, me pjesëmarrjen e rreth 100 familjarëve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.

Lexo edhe:

Luksi në dasmën “modeste” të Ronaldo dhe Georgina, bizhuteri me vlerë 50 mln dollarë

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, Shakira premton se do të ndihmojë në rindërtimin e shkollave

Ndërsa të nesërmen, më 3 korrik, pritet një festë shumë më e madhe, ku numri i të ftuarve mund të arrijë deri në 1,000 persona. Sipas mediave, ngjarja mund të përfshijë edhe performanca live dhe elemente spektakolare, duke e kthyer dasmën në një event të vërtetë showbiz-i.

Thashethemet për zgjedhjen e Madison Square Garden janë forcuar edhe nga dokumente dhe leje të paraqitura për mbylljen e rrugëve përreth arenës nga data 2 deri më 4 korrik, si dhe kërkesa për hapësira të mëdha për tenda, struktura dhe automjete organizative.

Sipas burimeve pranë organizimit, autoritetet e qytetit të New York-ut po e trajtojnë seriozisht mundësinë e një eventi të madh të lidhur me Taylor Swift në këtë arenë, ndërsa një zyrtar lokal ka deklaruar për New York Times se ambienti është përgatitur për “evente dasmash” në këtë periudhë.

Gjithashtu, raportohet se disa lojtarë të ekipit Kansas City Chiefs, ku luan Travis Kelce, kanë rezervuar dhoma në një nga hotelet më të njohura të Manhattan-it, në pritje të ceremonisë.

Burime pranë Daily Mail kanë deklaruar se çifti ka zgjedhur të “përqafojë spektaklin” dhe të organizojë një dasmë në përmasa të mëdha, duke e kthyer atë në një nga eventet më të komentuara të vitit.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për detajet përfundimtare të ceremonisë, përfshirë numrin e saktë të të ftuarve dhe formatin final të ngjarjes, e cila pritet të jetë një nga dasmat më të mëdha të showbiz-it ndërkombëtar.

Nga Kategoria

Showbiz

Luksi në dasmën “modeste” të Ronaldo dhe Georgina, bizhuteri me vlerë 50 mln dollarë

18 Gusht, 2026
Showbiz

Tërmeti katastrofik në Venezuelë, Shakira premton se do të ndihmojë në rindërtimin e shkollave

18 Gusht, 2026
Bota

30 vite pas vdekjes së Tupac, nis gjyqi që hap kapitullin më të errët të hip-hopit

18 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vllaznia dhe Skënderbeu hapin kampionatin me spektakël, barazim 2-2 në “Loro Boriçi”

21 Gusht, 2026

Arsenal nis Premier League me fitore bindëse, kampionët e Anglisë mposhtin Coventryn 3-0

21 Gusht, 2026

Begaj në Itali, takohet me Mattarella dhe Melonin, krah kuqezinjve në hapjen e “Taranto 2026”

21 Gusht, 2026

“Më sulmuan dhe u mbrojta”, zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e turistit në Ksamil  

21 Gusht, 2026

Jones është lojtari i ri i Interit, fjalët e para: “Ky është një klub i jashtëzakonshëm, do të jap gjithçka”

21 Gusht, 2026

Grabitje në Romë, dy kasaforta me bizhuteri me vlerë 700 mijë euro vidhen për 15 minuta

21 Gusht, 2026

Atlético i mbyll derën Barcelonës për Julián Álvarez: 490 milionë euro ose asgjë

21 Gusht, 2026

Vrasja e turistit në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën

21 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.