Një grabitje e shpejtë ka ndodhur në një kinema në Romë, ku hajdutët kanë arritur të marrin dy kasaforta brenda vetëm 15 minutash.
Në kasaforta ndodheshin bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, që sipas vlerësimeve arrijnë rreth 700 mijë euro.
Autorët kanë hyrë në ambientet e kinemasë dhe kanë arritur të hapin kasafortat, përpara se të largoheshin me sendet e vjedhura.
Policia italiane ka nisur hetimet dhe po analizon pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët dhe mënyrën se si është kryer grabitja.









