Chelsea është gjobitur me 10 milionë paund dhe ka marrë një ndalim të pezulluar për regjistrimin e lojtarëve në dy afate kalimtare, pas shkeljeve të rregullave për pagesat ndaj agjentëve gjatë periudhës 2009–2022.
Klubi londinez kishte pranuar 74 shkelje, të raportuara nga pronarët e rinj pas blerjes së klubit në vitin 2022. Chelsea pranoi gjithashtu se kishte kryer rreth 47 milionë paund pagesa të fshehta ndaj agjentëve të paregjistruar dhe palëve të treta.
Fillimisht ishte parashikuar edhe një zbritje prej gjashtë pikësh, e pezulluar deri më 30 qershor 2027, por kjo masë u anulua pas apelimit.
Gjoba fillestare prej 26 milionë paundësh u ul për shkak të bashkëpunimit të klubit, pranimit të hershëm të fajësisë dhe dënimeve të mëparshme nga UEFA dhe Premier League.
Të gjitha shkeljet lidhen me periudhën kur Chelsea ishte në pronësi të Roman Abramovichit. Federata Angleze bëri të ditur se hetimet për përgjegjësi individuale do të vazhdojnë.










