• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Çfarë je ti, protestues?”, Rama përplaset me gazetarin në Qafë Thanë pas pyetjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

22 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili e pyeti për marrëdhëniet e tij me kryeministrat maqedonas dhe mungesën e interesimit për shqiptarët dhe problematikat e tyre në këtë shtet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përplasja ndodhi gjatë konferencës për mediat në Qafë Thanë, ku Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, morën pjesë në përurimin e sistemit të integruar kufitar “One Stop Shop”, një pikë e përbashkët e kalimit kufitar.

Gazetari e pyeti Ramën se përse e sheh shpesh në marrëdhënie miqësore me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa, sipas tij, nuk tregon të njëjtin interes për shqiptarët që jetojnë në këtë vend.

Lexo edhe:

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

 “Ju shohim shpesh që bëni miq kryeministrat në Maqedoni, keni mik Ali Ahmetin, shpesh bëni edhe me Mickoskin, por jo shqiptarët dhe hallet e tyre. Asnjëherë nuk jeni interesuar për shqiptarët në vendin tonë, nuk e çelni gojën. Ju i keni miq kryeministrat apo do bëni miq shqiptarët?”, pyeti gazetari.

 Në përgjigje, Rama e ndërpreu me pyetjen: “Çfarë je ti, protestues?”, ndërsa më pas vijoi të shpjegonte qëndrimin e tij, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është shtet sovran dhe se nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të saj.

“Thashë unë, je protestues. Dua të them disa gjëra që shpresoj t’i dëgjosh siç i dëgjova unë me respekt.

Së pari, Maqedonia e Veriut është shtet sovran, ku shqiptarët janë popullsi shtetformuese dhe kanë të gjitha rrugët dhe mundësitë të përfaqësohen. Kështu që unë nuk mendoj se i ndihmon marrëdhënies vëllazërore mes dy shteteve asnjë ndërhyrje e kryeministrave përkatës në punët e brendshme të shtetit tjetër.

Çështjet që ju prekët janë çështje që trajtohen dhe duhet të trajtohen gjithmonë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët kanë mjaftueshëm parti politike dhe mendoj se kanë më shumë se ç’duhet, për t’i përfaqësuar dhe për të shpalosur të gjitha gjërat dhe të gjitha opinionet”, u shpreh Rama.

Kryeministri shtoi se nuk e kanë parë dhe nuk do ta shohin duke bërë fushatë për asnjë parti politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi se as politikanët shqiptarë të këtij vendi nuk bëjnë fushatë në Tiranë apo nuk shfaqen në krah të tij për deklarata politike.

“Ju as më keni parë mua dhe as do më shihni ndonjëherë të bëj fushatë për asnjë parti politike këtu në Maqedoninë e Veriut. Dhe as keni parë ndonjëherë që politikanët shqiptarë këtu të bëjnë fushatë në Tiranë apo të dalin në foto me mua dhe të bëjnë deklarata.

Patjetër, ne kemi komunikim, të gjithë përfaqësuesit politikë të Maqedonisë jemi të gatshëm për diskutime mbi mbarësinë e punës së përbashkët, por ka një kufi që as do e shihni të kapërcehet, që i takon institucioneve shtetërore dhe shqiptarëve që kanë të drejtë të ndërveprojnë me njëri-tjetrin pavarësisht kufijve”, deklaroi Rama.

Nga Kategoria

Screenshot
Bota

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Refuzova operimin në spitalin e imponuar nga Rama”, Veliaj: Nuk i besoj atij që më internoi në Fier. Në lojë është jeta ime!

22 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Çfarë je ti, protestues?”, Rama përplaset me gazetarin në Qafë Thanë pas pyetjes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

22 Nëntor, 2026
Screenshot

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

22 Nëntor, 2026

Shqetësim i madh për Musialën, pëson një tjetër episod të fikti

22 Nëntor, 2026

Bruno Fernandes drejt Serie A? Milani vihet në lëvizje për kapitenin e United

22 Nëntor, 2026

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

22 Nëntor, 2026

Zyrtare: Konfirmohet skenari më i keq për Désiré Doué, sezoni i tij ka përfunduar

22 Nëntor, 2026

Real Madrid nderon Jesús de Miguel, Tenerife falënderon klubin madrilen për gjestin

22 Nëntor, 2026

Polemika në MLS, Messi godet kundërshtarin me top në fytyrë dhe shpëton me karton të verdhë | VIDEO

22 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.