• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

22 Nëntor, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Screenshot

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një marrëveshjeje në samitin e OKB-së, COP31. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Presidenti i konferencës, Murat Kurum, njoftoi se draft-marrëveshja e propozuar nuk u miratua, pasi delegacionet pjesëmarrëse nuk arritën të siguronin konsensusin e nevojshëm.

Sipas BBC-së, ky zhvillim konsiderohet pothuajse i paprecedentë në historinë e samiteve të klimës, ndërsa përplasjet mes vendeve pasqyrojnë edhe tensionet më të gjera gjeopolitike. Arabia Saudite dhe Rusia kanë kundërshtuar ashpër qëndrimet e Bashkimit Evropian, ndërsa Moska i ka cilësuar negociatat si një formë të “larjes së gjelbër”. Edhe lufta në Ukrainë duket se ka ndikuar në klimën e diskutimeve.

Lexo edhe:

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

“Refuzova operimin në spitalin e imponuar nga Rama”, Veliaj: Nuk i besoj atij që më internoi në Fier. Në lojë është jeta ime!

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për këtë tekst. Për këtë arsye, vendimet specifike nuk u miratuan”, deklaroi Kurum, duke u dhënë sërish fjalën përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=topchanneltv&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=2124468883188764922&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2026%2F11%2F22%2Fsamiti-i-cop31-ne-turqi-drejt-deshtimit-rusia-dhe-arabia-saudite-kunder-be-se-per-klimen%2F&sessionId=0d448491ef0e1e8860da3f4c822a3bfe07ee88cc&siteScreenName=tchbreakingnews&theme=light&widgetsVersion=6a3ad42b224df%3A1778106238597&width=550px

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të draftit, negociatat nuk konsiderohen ende të dështuara përfundimisht. Disa vende kanë shprehur gatishmërinë për të vijuar diskutimet në përpjekje për të gjetur një kompromis.

Ishujt Marshall gjithashtu kundërshtuan marrëveshjen e propozuar, por theksuan se nuk do të heqin dorë nga përpjekjet për një zgjidhje të përbashkët.

“Ne do të kthehemi dhe do ta vazhdojmë këtë punë. Vetëm së bashku mund ta zgjidhim këtë krizë”, deklaroi delegacioni i tyre.

Kritika të forta ndaj draft-marrëveshjes ka shprehur edhe Franca. Ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Monique Barbie, e cilësoi propozimin e fundit si një hap prapa dhe një pengesë të papranueshme, veçanërisht për shkak të mungesës së një referimi të qartë për largimin nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

“Koha po mbaron dhe fatura ende nuk është paguar”, deklaroi ministrja franceze, duke kritikuar faktin se teksti i ri nuk përmban angazhime konkrete për shkëputjen nga karburantet fosile.

Ajo shprehu gjithashtu pesimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, duke theksuar se situata është më e vështirë se një ditë më parë.

“Unë mendoj se po shkojmë prapa. Sot jam më pesimiste sesa isha dje”, u shpreh Barbie.

Shqetësim për ecurinë e negociatave ka shprehur edhe një zyrtar i Bashkimit Evropian, i cili tha për AFP-në se ekziston një mundësi shumë reale që samiti të përfundojë pa një marrëveshje.

Ndërkohë, ministri i Mjedisit i Antiguas dhe Barbudës, Michael Joseph, deklaroi se ishte shumë i zhgënjyer me përmbajtjen e dokumentit, por konfirmoi se negociatat vijonin.

Çfarë parashikon draft-marrëveshja?

Në qendër të mosmarrëveshjeve është mungesa e një angazhimi të qartë për largimin nga lëndët djegëse fosile, të cilat konsiderohen si një nga burimet kryesore të ndryshimeve klimatike.

Drafti i përgatitur nga presidencat turke dhe australiane të konferencës nuk përmban një thirrje të drejtpërdrejtë për ndërprerjen e përdorimit të naftës, gazit dhe qymyrit. Dokumenti bën vetëm një referencë të kufizuar ndaj marrëveshjes së arritur në COP28 në Dubai, në vitin 2023, kur për herë të parë vendet ranë dakord për një kalim gradual larg lëndëve djegëse fosile.

Një tjetër pikë kundërshtie është promovimi i teknologjive për kapjen dhe ruajtjen e karbonit (CCS/CCUS), të cilat mbështeten nga kompanitë e naftës dhe qymyrit.

Kjo qasje ka shkaktuar debate mes delegacioneve, duke thelluar ndarjet mbi mënyrën se si duhet të përshpejtohet lufta kundër ndryshimeve klimatike.

Me negociatat që po i afrohen afatit përfundimtar, mbetet e paqartë nëse vendet do të arrijnë të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të miratojnë një marrëveshje të përbashkët, apo COP31 do të përfundojë pa një konsensus.

Nga Kategoria

Kryesore

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

22 Nëntor, 2026
Kryesore

“Refuzova operimin në spitalin e imponuar nga Rama”, Veliaj: Nuk i besoj atij që më internoi në Fier. Në lojë është jeta ime!

22 Nëntor, 2026
Lajme

Mbi 6 milionë lekë të reja evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq dosjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj

22 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Samiti i COP31 në Turqi drejt dështimit, Rusia dhe Arabia Saudite kundër BE-së për klimën

22 Nëntor, 2026

Shqetësim i madh për Musialën, pëson një tjetër episod të fikti

22 Nëntor, 2026

Bruno Fernandes drejt Serie A? Milani vihet në lëvizje për kapitenin e United

22 Nëntor, 2026

“Sikur çoç më ndodhi”, Spiropali, mesazh pas përjashtimit nga forumet e PS-së: Më prenë një kokë, më dalin 7 të tjera

22 Nëntor, 2026

Zyrtare: Konfirmohet skenari më i keq për Désiré Doué, sezoni i tij ka përfunduar

22 Nëntor, 2026

Real Madrid nderon Jesús de Miguel, Tenerife falënderon klubin madrilen për gjestin

22 Nëntor, 2026

Polemika në MLS, Messi godet kundërshtarin me top në fytyrë dhe shpëton me karton të verdhë | VIDEO

22 Nëntor, 2026

“Refuzova operimin në spitalin e imponuar nga Rama”, Veliaj: Nuk i besoj atij që më internoi në Fier. Në lojë është jeta ime!

22 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.