Lionel Messi u bë protagonist i një episodi shumë të diskutueshëm në ndeshjen mes Inter Miami dhe Columbus Crew, në raundin e parë të playoff-it të MLS.
Në fundin e pjesës së parë, teksa Inter Miami po luante me dhjetë lojtarë dhe ishte në disavantazh 1-0, Messi po përgatitej të ekzekutonte një rivënie anësore. Përballë tij ndodhej sulmuesi i Columbus, Gonzalo Tapia, dhe argjentinasi e hodhi topin drejt fytyrës së kundërshtarit nga një distancë shumë e afërt.
Pavarësisht tensionit të krijuar, arbitri Allen Chapman vendosi të mos e përjashtonte Messin, duke ndëshkuar me karton të verdhë si atë, ashtu edhe Tapian.
Vendimi shkaktoi reagime të forta pas ndeshjes. Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, deklaroi se sipas tij Messi meritonte një ndëshkim më të rëndë, ndërsa arbitri e justifikoi vendimin duke argumentuar se forca e përdorur nuk ishte e mjaftueshme për ta konsideruar episodin sjellje të dhunshme.
Në fushë, mbrëmja ishte për t’u harruar për Inter Miami. Skuadra u mund 3-0 në shtëpi, pasi Gonzalo Luján u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36-të. Tapia realizoi dy gola, ndërsa Taha Habroune shënoi golin tjetër.











