Cesc Fàbregas ka folur qartë për të ardhmen e Nico Paz, një nga lojtarët më të spikatur të Serie A këtë sezon me Como.
Mesfushori argjentinas ka realizuar 12 gola dhe 7 asistime, duke u kthyer në liderin e skuadrës që ka siguruar pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm.
Real Madrid vazhdon të ketë një opsion riblerjeje për Nico Paz, si dhe 50% të të drejtave për një shitje të ardhshme. Vendimi përfundimtar pritet të merret në varësi të planeve të klubit madrilen dhe trajnerit të ri.
Inter ka shfaqur interes për lojtarin, madje Javier Zanetti ka tentuar ta bindë për një kalim te zikaltërit, por Fàbregas ishte i prerë në konferencë.
“Nico Paz është 50% lojtar i Como. I vetmi klub që mund të ketë fjalë është Real Madrid. Një gjë e di me siguri: Nico Paz nuk do të luajë për Inter. Ose do të kthehet te Real Madrid, ose do të luajë për Como sezonin tjetër”, u shpreh trajneri spanjoll.
Fàbregas nuk e ka pritur mirë që e ardhmja e lojtarit po diskutohet në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit, ndërsa Como vazhdon të luftojë për objektiva të mëdha në Europë.











