Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë.
Sipas raportimeve në media, një automjet është përplasur me një motomjet dhe si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.











