Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Kuçovës, në aksin Kuçovë-Berat.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











