Ohad Nakash Kaynar është ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri
Ai e ka filluar misionin e tij ndryshe, me një video nga qendra e Tiranës.
Pastaj shkon te Pazari i Ri për të blerë ullinj, te kompania Adrion në qendër të Tiranës për të parë librat dhe guidat shqip, dhe në palestër, ku ngre pesha të rënda.
Por mbi të gjitha, ambassador izraelit në Tiranë flet gjuhën shqipe.
Emërimi i tij në Tiranë vjen në një moment delikat, ku në protestat që kanë nisur prej muajsh, ka pasur elementë të theksuar antisemitë dhe një fushatë anti-Izrael.











