Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Pogradecit, konkretisht në aksin Pogradec-Drilon.
Sipas informacioneve një mjet tip kamion ka përplasur një person i cili po drejtonte biçikletën në hyrje të një kantieri ndërtimi.
Sipas të dhënave drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rende ne spitalin e Pogradecit, edhe pritet qe te transportohet drejt kryeqytetit për mjekim te specializuar.
Policia ndodhet ne vendngjarje për te zbardhur shkaqet e aksidentit.











