• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit: Një goditje për të gjithë shoqërinë tonë

6 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje sot brenda sallës së gjyqit, ndërsa ishte në detyrë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë zyrtare, gjyqtarët shprehin dhimbje të thellë dhe solidaritet me familjen e kolegut, duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë shqiptare.

Kolegët kërkojnë nga institucionet masat e menjëhershme për rritjen e sigurisë në gjykata dhe paralajmërojnë se gjuha e urrejtjes dhe denigrimit ndaj gjyqtarëve nuk duhet të tolerohet.

Lexo edhe:

Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset moshatari

Deklarata e plotë

Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit.

Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.

Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.

Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut.

Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik.

Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje.

Nga Kategoria

Aktualitet

Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

30 Shtator, 2026
Kryesore

I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset moshatari

30 Shtator, 2026
Aktualitet

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

30 Shtator, 2026

I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset moshatari

30 Shtator, 2026

Lamine Yamal shkëlqen ndaj Kroacisë, Spanja merr kreun e grupit në Nations League

30 Shtator, 2026

Shqipëria bën detyrën ndaj vendit të fundit në renditjen e FIFA-s

29 Shtator, 2026

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026

Misteri: Ç’ndodhi gjatë vizitës së Netanyahut në Emiratet e Bashkuara Arabe?

29 Shtator, 2026

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

29 Shtator, 2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.