• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk, çfarë dihet deri më tani

19 Shtator, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, pyetja që qëndron në qendër të gjithçkaje është një e vetme: Pse ndodhi kjo? Të martën, autoritetet zbuluan mesazhe të dërguara nga Robinson në orët pas të shtënave, të cilat, së bashku me dëshmi të tjera, kanë nisur të zbulojnë një pjesë të motiveve të mundshme, ndonëse shumë gjëra mbeten ende të paqarta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas hetimeve, Robinson ishte në një lidhje romantike me një person që jetonte me të, një person që, sipas prokurorëve, ishte biologjikisht mashkull, por në proces tranzicioni drejt gjinisë femërore. Ky bashkëjetues ia dorëzoi policisë mesazhet që Robinson i kishte kërkuar t’i fshinte. Në njërin prej tyre, ai shkruante: Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe do ta bëja.

Nëna e të dyshuarit, sipas aktakuzës, u tha hetuesve se djali i saj kishte ndryshuar ndjeshëm vitin e fundit, ishte bërë më i politizuar, më majtist dhe mbështetës i të drejtave LGBTQ+. Përveç mesazheve, policia gjeti edhe disa prova të pazakonta në një zonë pyjore pranë universitetit Utah Valley. Aty u gjet një pushkë dhe katër gëzhoja me mesazhe të gdhendura mbi to. Njëra prej tyre kishte të shkruar: “Hey fashist! Shijoje këtë!“, e shoqëruar me simbole që duket se i referohen një loje kompjuterike të njohur, Helldivers 2. Një tjetër kishte një frazë meme nga kultura online “furry”: “E vë re fryrjen nën pantollona. Çfarë është kjo?“

Lexo edhe:

Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë mes BE-së dhe Rusisë

Pse 5 mijë marinarët e aeroplanmbajtëses “Lincoln” arritën në limitet e tyre

Një gëzhojë tjetër kishte të shkruar vargje nga kënga Bella Ciao, simbol i rezistencës italiane ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa gëzhoja e katërt mbante një tjetër referencë ironike nga bota online: “Nëse e lexon këtë, ti je gay”. Vetë Robinson i kishte thënë shokut të dhomës se këto ishin “meme të mëdha”, duke nënkuptuar se nuk duhen marrë plotësisht seriozisht. Kjo e shton edhe më shumë paqartësinë rreth qëllimeve të tij, një përzierje e çuditshme ndërmjet ideologjisë, kulturës së internetit dhe një lloj ironie nihiliste.

Megjithëse disa burime kanë përmendur se Robinson kishte shfaqur simpati për kauza të majta dhe kishte kritikuar publikisht Kirk për “përhapje urrejtjeje”, ende nuk është e qartë se çfarë e motivoi konkretisht për të ndërmarrë një akt kaq ekstrem. Ka gjithashtu spekulime në rritje, shpesh pa fakte, nga të dy krahët politikë. Disa figura të djathta e kanë quajtur vrasjen si një akt terrorizmi nga e majta transaktiviste, madje duke aluduar për një komplot të organizuar. Ndërkohë, disa aktivistë të majtë kanë pretenduar se Robinson ishte në fakt simpatizant i Trump ose i grupeve ekstremiste të djathta, pa pasur prova për këtë.

As FBI dhe as prokuroria nuk kanë përmendur ndonjë lidhje të qartë të Robinson me ndonjë grup të organizuar, qoftë të djathtë apo të majtë. Vetë drejtori i FBI-së ka përmendur kohët e fundit një fenomen të ri të quajtur “ekstremizëm i dhunshëm nihilist”, një lloj radikalizmi pa ideologji të qartë, ku individët reagojnë me urrejtje të përgjithshme ndaj shoqërisë dhe kërkojnë vetëm kaos.

Sipas ish-agjentes së FBI-së, Katherine Schueit, gjurmimi i aktiviteteve online dhe rrjeteve të kontaktit të Robinson do të jetë thelbësor për të kuptuar “rrugën drejt dhunës” që ai ka ndjekur. Pavarësisht dëshirës së publikut për përgjigje të menjëhershme dhe të qarta, Schueit thekson se nga këndvështrimi i ligjit, motivi emocional apo politik nuk është gjithmonë elementi më i rëndësishëm për të ndërtuar një aktakuzë. Prokurorëve u duhet të provojnë vetëm qëllimin për të kryer vrasje, jo domosdoshmërisht pse.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë që mund të përfshihen edhe persona të tjerë, ndonëse deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë tjetër. Ndërsa publiku dhe rrjetet sociale vazhdojnë të spekulojnë dhe të shpërndajnë narrativa nga të dy krahët, e vërteta mbetet ende e pjesshme dhe nën hetim./BBC

Nga Kategoria

Analizë

Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë mes BE-së dhe Rusisë

15 Gusht, 2026
Analizë

Pse 5 mijë marinarët e aeroplanmbajtëses “Lincoln” arritën në limitet e tyre

15 Gusht, 2026
Bota

Të shtëna në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, plagosen disa persona

15 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vizita e Zelensky-t në Beograd vë në provë ekuilibrin e Serbisë mes BE-së dhe Rusisë

15 Gusht, 2026

Ish-bashkëshorti i Hueyda El Saied gjen sërish dashurinë, djali i balerinës se ndjerë në çdo hap pranë tij

15 Gusht, 2026
Screenshot

KUJDES NGA HAJDUTËT! Zbulohet skema e re e vjedhjes së llogarive bankare në Shqipëri. Policia: Ja mesazhet ‘peshkuese’ që ju vijnë në celularë (FOTO)

15 Gusht, 2026

“Projekti i Zvërnecit do të vijojë”, intervista për median belge, Rama komenton përplasjen me Spiropalin dhe takimin e Arubës: Nxirrni provat

15 Gusht, 2026

23 minuta shopping janë mjaftueshëm për të lodhur një burrë

15 Gusht, 2026
Screenshot

Policia greke zbulon 300 kg kanabis brenda materialeve të riciklueshme, që vinte nga Shqipëria. Arrestohen dy persona

15 Gusht, 2026

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi

15 Gusht, 2026

Enzo Fernandez fishkëllehet nga tifozët e Chelsea, Alonso jep sinjalet e para për skuadrën e re

15 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.