• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pas rrahjes nga gardianët/ I dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, Prokuria merr të pandehur 6 policët

27 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elton Qyno

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjashtë punonjës të policisë së burgjeve që shërbenin në regjimin e brendshëm të burgut të Reçit në Shkodër, janë marrë të pandehur për një rast vetëvrasje, duke u akuzuar për veprën penale të Kryerjes së veprimeve arbitrare të kryer në formën e bashkëpunimit.

Dosja e tyre është dërguar në gjykatën e Shkodrës dhe pritet që në ditët në vijim 6 ish-gardianët të japin shpjegime para gjykatës lidhur me veprimet e tyre arbitrare të bëra në burgun e Reçit.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Sipas hetimeve Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj, Fatjon Bajrakurti, rezulton të kenë rrahur në ambientet e një dhomë në burgun e Reçit, të dënuarin Edmond Piraniqi.

Si pasojë e dhunës të ushtruar dhe fyerjes ndaj tij, i dënuari 44-vjeçar Piraniqi, është vetëflijuar duke u vetëvarur me çarçaf në ambientet e qelisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur nga punonjësit e policisë me shenja jete, duke u dërguar në spitalin e burgut.

Por edhe pas ndihmës mjekësore ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke nderuar jetë.

Lidhur me këtë rast prokuroria e Shkodrës, ka nisur hetimet duke hapur dosjen penale me Nr.840 për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare” kryer në bashkëpunim.

Hetimet treguan se 6 policët kishin ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit Piraniqi, e pas kësaj i dënuari për vjedhje nën tronditjen e fortë psikike është vetëvarur.

Në dosjen hetimore jepet një tablo e qartë mbi dinamikën se çfarë ka ndodhur duke theksuar se:

“…në 29 qershor 2024, rreth orës 21:20, Specialisti i Informacionit të IEVP Reç, Malësi e Madhe ka njoftuar Policinë Gjyqësore se i dënuari Edmond Piraniqi ishte gjetur në dhomën nr. 17, godina nr. 5, “Veçim”, i varur me një çarçaf të lidhur rreth fytit, me këmbët që mbështeteshin në tokë…”.

Në këto kushte, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, me shenja jete.

Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48 ndaj këtij të dënuari ishte përpiluar një “Raport Incidenti” dhe ishte dërguar në “Veçim” nga grupi i sigurisë, pasi kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, konkretisht, Altin Shabaj.

Për sqarimin e rrethanave lidhur me këtë ngjarje, nga Policia Gjyqësore janë kryer veprimet e para procedural, duke u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale Altin Shaba, i cili ka treguar mbi rrethanat e faktit të përshkruara më lart.

Ndër të tjera Altin Shaba ka deklaruar se i dënuari Edmond Piraniqi ka kundërshtuar shoqërimin e tij, ku është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, i pa prangosur dhe është futur tek dhoma nr.17.

Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Altin Shaba, ka shpjeguar se kur është hapur dera Nr.11 ka vënë re që i dënuari Edmond Piraniqi, po e shoqëronin prej krahu në korridorin e observimit, për t’a dërguar në dhomën Nr. 17.

E ka pyetur Edmondin në i duhej diçka, pasi i është dukur i stresuar. Kur është afruar dhe ka parë derën e dhomës nr. 11 që është hapur, ka vënë re që dhoma ishte e ç’rregullt, si në batanije dhe çarçafët, ishin përtokë.

Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari: “…nuk dua të shkoj në izolim….”, ndërsa zhurma të tjera nuk ka dëgjuar, por di të thotë që dera ishte e mbyllur nga grupi i sigurisë./ Ora News

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.