• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Krim mjedisor! Lumi Vjosa bëhet lumë nafte

25 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Lumi Vjosa, i njohur si lumi i fundit i egër në Evropë dhe i shpallur Park Kombëtar vetëm dy vite më parë, po përballet me një ndotje të rëndë që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin mjedisor. Në ujërat e tij po derdhen mbetje të naftës dhe mbetjet e përpunimit të asfaltit përmes disa prej degëve që e furnizojnë, duke e kthyer rrjedhën e dikurshme të kristaltë në një masë të errët dhe ngjitëse, të ngjashme me katranin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ekspertët mjedisorë paralajmërojnë se edhe sasira shumë të vogla të naftës mjaftojnë për të ndotur mijëra litra ujë të pastër, por situata aktuale tejkalon çdo parashikim. Pamjet e fundit të publikuara nga organizata “Blue Heart Rivers” dëshmojnë për një ndotje të përmasave të jashtëzakonshme, degë të tëra të lumit janë të mbuluara me shtresa të trasha të naftës së papërpunuar.

Ulrich Eichelmann, drejtues i organizatës ndërkombëtare mjedisore Riverwatch, ka hyrë personalisht në zonën e ndotur, i veshur me qese plastike në këmbë për t’u mbrojtur nga ndotja, dhe ka dokumentuar gjendjen.

Lexo edhe:

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

Ai përshkruan një panoramë dramatike: “Kjo nuk është më ujë. Është një përzierje e trashë, baltë dhe naftë, me thellësi rreth 10 centimetra. Është një nga rastet më të rënda të shkatërrimit të një lumi që kam parë ndonjëherë. Dhe fakti që ndodh brenda një Parku Kombëtar është i papranueshëm.”

Gjatë inspektimit, Eichelmann gjeti edhe një gjarpër uji të ngordhur, i cili nuk kishte mundur t’i shpëtonte ndotjes, simbol i tragjedisë ekologjike që po zhvillohet.

Sipas tij, dëmet ndaj biodiversitetit janë tashmë të parikuperueshme, me qindra gjallesa që kanë humbur jetën. Ky skandal vjen në një moment paradoksal pasi vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se Vjosa është në proces për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë së UNESCO-s, në kuadër të programit “Njeriu dhe Biosfera”.

Megjithatë, situata në terren e rrezikon seriozisht këtë status të rëndësishëm, duke vënë në pikëpyetje edhe vetë titullin që i është dhënë lumit si “i fundit i egër në Evropë”.

Kjo përbën një krim të rëndë mjedisor, i cili kërkon një reagim urgjent nga autoritetet shqiptare. Ndotësit duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara.

Nga Kategoria

Bota

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026
Aktualitet

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

9 Mars, 2026
Aktualitet

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin: S’mund të pranoja padrejtësinë

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Franca dërgon anijet luftarake në Mesdhe dhe paralajmëron Iranin

9 Mars, 2026

Shiu i përzier me naftë në Iran, OBSH ngre alarmin: Ka pasoja të rënda shëndetësore

9 Mars, 2026

Projekti 5.1 milionë euro, SPAK blen paisjen e teknologjisë së lartë të përgjimit ‘IMSI Catcher’

9 Mars, 2026

Gledis Nano thyen heshtjen, flet për shkarkimin: S’mund të pranoja padrejtësinë

9 Mars, 2026

Berisha: PS do përdorë Ballukun si mburojë, për të mbuluar vjedhjet e Ramës

9 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Vjosa Osmanit, reagon Vetëvendosje

9 Mars, 2026

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, qindra të rinj paraqiten vullnetarisht

9 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas Kroacisë, edhe Hungaria vendos mbrojtje të çmimit të karburanteve

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.