• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

“Inzaghi bëri mirë që u largua nga Interi, e pamundur të vazhdonte pas turpërimit në Mynih”

4 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Në editorialin e tij për numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, drejtori i gazetës në fjalë, Ivan Zazzaroni, komentoi ndarjen mes Interit dhe Inzaghit: “Simone bëri mirë, nuk ekzistonin më kushtet për të vazhduar. Një ‘manita’ (pesëshe) në fytyrë, në finalen e Champions-it, nuk i mbijeton askush, as më i madhi prej të gjithëve, ‘portugezi i lavdishëm’ (nënkuptohet José Mourinho).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pesë gishta turpërimi nga PSG shkaktojnë dhimbje therëse, që fshijnë çdo iluzion. Sepse një gjë është të tentosh ta rindërtosh skuadrën dhe atmosferën pas një humbjeje si ajo e Stambollit, tjetër gjë është të rifillosh nga disfata 5-0, shoqëruar vazhdimisht nga dyshimet e klubit dhe tifozëve.

I detyruar të punonte me nikoqirllëk (limite ekonomike), në katër vite Inzaghi iu dha vlerë të plotë përpjekjeve dhe ideve të Marotta dhe Ausilio, duke sfumuar edhe dyshimet fillestare të të parit, që prej disa muajsh është president.

Lexo edhe:

Viktor Gyökeres zbulon frymëzimin pas festimit të tij epik të golit dhe ndan përvojat e jetës në Arsenal pas një fillimi “të vështirë”.

“Fakt dhe turp!” – Cristian Romero bën një deklaratë befasuese pas se Tottenham bëri vetëm dy blerje në janar mes një krize të jashtëzakonshme lëndimesh.

E vërteta është që trajnerët elitarë nuk mund të lejojnë të humbasin. Statusi i tyre i madhështisë i detyron të fitojnë, të fitojnë dhe përsëri të fitojnë, ndërsa humbja i shtyn drejt dorëheqjes. Në thelb, trajnerët e nivelit më të lartë mund të krahasohen me drejtorët ekzekutivë, nga të cilët kompania pret vazhdimisht rezultate të larta financiare.

Është e trishtë, por kështu funksionon. Aq më tepër që po flasim për futbollin profesionist, jo atë amator apo bazik. Sporti është thjesht një pretekst. Flasim për shifra marramendëse, për miliarda, jo për ‘qëndrueshmëri’, që lidhet më shumë me mbijetesën sesa me suksesin.

Simone është një trajner që me konceptin e qëndrueshmërisë është përballur, ka vuajtur, ka fituar dhe në fund e ka paguar shtrenjtë. Nuk është rastësi që ai ka theksuar, me zë të ulët dhe elegancë, diferencën mes Interit dhe PSG-së në aspektin e shpenzimeve. Skuadrat me pagat më të larta kanë fituar më shumë ndeshje, ose kanë marrë më shumë rezultate pozitive.

Natyrisht, në afat të gjatë, në 20 vite. Në një sezon të vetëm ky raport mund të ndryshojë. Duke investuar qindra-miliona euro dhe duke shfrytëzuar rregulla të diskutueshme, Chelsea (me Abramovich nga viti 2003), Manchester City (me Fondin e Abu Dhabit nga 2008) dhe PSG (me Fondin Sovran të Katarit nga 2011) kanë ndërtuar nga hiçi (ose pothuajse) marka botërore brenda një dekade. Dhe të tria klubet kanë fituar Champions League.

Prandaj, të thuash që ‘gurthemeli’ i sistemit duhet të jetë qëndrueshmëria (ekonomia qarkulluese 4R: redukto, ripërdor, riciklo, rikupero) është krejtësisht mashtruese. Për të fituar me vazhdimësi duhet investuar shumë dhe mirë. Kjo vlen edhe për Arabinë Saudite, ku aktualisht janë ende në fazën ‘shumë’, por jo ‘mirë’…

Nga Kategoria

Sporti

Viktor Gyökeres zbulon frymëzimin pas festimit të tij epik të golit dhe ndan përvojat e jetës në Arsenal pas një fillimi “të vështirë”.

3 Shkurt, 2026
Sporti

“Fakt dhe turp!” – Cristian Romero bën një deklaratë befasuese pas se Tottenham bëri vetëm dy blerje në janar mes një krize të jashtëzakonshme lëndimesh.

3 Shkurt, 2026
Sporti

Burime: Atletico Madrid, Aston Villa, Monaco dhe Villarreal në vëmendjen e talentit të Real Salt Lake, Zavier Gozo

3 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

3 Shkurt, 2026
Përshkruhen dy raste vjedhjeje në minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, i cili ka pasur dënime të mëparshme për të njëjtën vepër.

Përshkruhen dy raste vjedhjeje në minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, i cili ka pasur dënime të mëparshme për të njëjtën vepër.

3 Shkurt, 2026

Rërë e nxehtë për një klimë më të freskët: A e ka gjetur Finlanda përfundimisht një zgjidhje për emetimet e nxehtësisë industriale?

3 Shkurt, 2026

Pritet vendimi, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sot për ankimimin e qeverisë për pezullimin e Ballukut

3 Shkurt, 2026

Viktor Gyökeres zbulon frymëzimin pas festimit të tij epik të golit dhe ndan përvojat e jetës në Arsenal pas një fillimi “të vështirë”.

3 Shkurt, 2026
Seancë plenare e sotme: Reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë në qendër të vëmendjes

Seancë plenare e sotme: Reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë në qendër të vëmendjes

3 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

3 Shkurt, 2026
Treviti Shatërvan me tarifë, Roma vendos taksë prej 2 euro për vizitorët.

Treviti Shatërvan me tarifë, Roma vendos taksë prej 2 euro për vizitorët.

3 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.