• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 14 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

“Inzaghi bëri mirë që u largua nga Interi, e pamundur të vazhdonte pas turpërimit në Mynih”

4 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Në editorialin e tij për numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, drejtori i gazetës në fjalë, Ivan Zazzaroni, komentoi ndarjen mes Interit dhe Inzaghit: “Simone bëri mirë, nuk ekzistonin më kushtet për të vazhduar. Një ‘manita’ (pesëshe) në fytyrë, në finalen e Champions-it, nuk i mbijeton askush, as më i madhi prej të gjithëve, ‘portugezi i lavdishëm’ (nënkuptohet José Mourinho).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pesë gishta turpërimi nga PSG shkaktojnë dhimbje therëse, që fshijnë çdo iluzion. Sepse një gjë është të tentosh ta rindërtosh skuadrën dhe atmosferën pas një humbjeje si ajo e Stambollit, tjetër gjë është të rifillosh nga disfata 5-0, shoqëruar vazhdimisht nga dyshimet e klubit dhe tifozëve.

I detyruar të punonte me nikoqirllëk (limite ekonomike), në katër vite Inzaghi iu dha vlerë të plotë përpjekjeve dhe ideve të Marotta dhe Ausilio, duke sfumuar edhe dyshimet fillestare të të parit, që prej disa muajsh është president.

Lexo edhe:

Real Madrid arkëton 10 milionë euro nga një tjetër talent i La Fábrica

Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshje në parim për 50 milionë euro

E vërteta është që trajnerët elitarë nuk mund të lejojnë të humbasin. Statusi i tyre i madhështisë i detyron të fitojnë, të fitojnë dhe përsëri të fitojnë, ndërsa humbja i shtyn drejt dorëheqjes. Në thelb, trajnerët e nivelit më të lartë mund të krahasohen me drejtorët ekzekutivë, nga të cilët kompania pret vazhdimisht rezultate të larta financiare.

Është e trishtë, por kështu funksionon. Aq më tepër që po flasim për futbollin profesionist, jo atë amator apo bazik. Sporti është thjesht një pretekst. Flasim për shifra marramendëse, për miliarda, jo për ‘qëndrueshmëri’, që lidhet më shumë me mbijetesën sesa me suksesin.

Simone është një trajner që me konceptin e qëndrueshmërisë është përballur, ka vuajtur, ka fituar dhe në fund e ka paguar shtrenjtë. Nuk është rastësi që ai ka theksuar, me zë të ulët dhe elegancë, diferencën mes Interit dhe PSG-së në aspektin e shpenzimeve. Skuadrat me pagat më të larta kanë fituar më shumë ndeshje, ose kanë marrë më shumë rezultate pozitive.

Natyrisht, në afat të gjatë, në 20 vite. Në një sezon të vetëm ky raport mund të ndryshojë. Duke investuar qindra-miliona euro dhe duke shfrytëzuar rregulla të diskutueshme, Chelsea (me Abramovich nga viti 2003), Manchester City (me Fondin e Abu Dhabit nga 2008) dhe PSG (me Fondin Sovran të Katarit nga 2011) kanë ndërtuar nga hiçi (ose pothuajse) marka botërore brenda një dekade. Dhe të tria klubet kanë fituar Champions League.

Prandaj, të thuash që ‘gurthemeli’ i sistemit duhet të jetë qëndrueshmëria (ekonomia qarkulluese 4R: redukto, ripërdor, riciklo, rikupero) është krejtësisht mashtruese. Për të fituar me vazhdimësi duhet investuar shumë dhe mirë. Kjo vlen edhe për Arabinë Saudite, ku aktualisht janë ende në fazën ‘shumë’, por jo ‘mirë’…

Nga Kategoria

Sporti

Real Madrid arkëton 10 milionë euro nga një tjetër talent i La Fábrica

13 Gusht, 2026
Sporti

Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshje në parim për 50 milionë euro

13 Gusht, 2026
Sporti

Barcelona gjen alternativën e bujshme për Julián Álvarez, kushton 120 milionë euro

13 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid arkëton 10 milionë euro nga një tjetër talent i La Fábrica

13 Gusht, 2026

Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshje në parim për 50 milionë euro

13 Gusht, 2026

YouTube ashpërson kriteret: Nga viti 2027 do të duhen 8 mijë orë shikime që të monetizosh kanalin

13 Gusht, 2026

Arusha në Elbasan merr këlyshin e saj dhe largohet nga malet që po digjen

13 Gusht, 2026
Screenshot

Tragjike/ Ra në koma pas goditjes që mori nga kundërshtari, vdes pas 11 vitesh ish-boksieri premtues

13 Gusht, 2026

Aksident i rëndë në Lushnjë/ Makina përfundon në një kanal me ujë, vdesin dy gra (EMRAT)

13 Gusht, 2026
Screenshot

U vra nga shoku i fëmijërisë me plumb pas shpine, nëna e Joan Zukos bën postimin prekës: U largua padrejtësisht nga kjo jetë, boshllëk që asgjë s’mund ta mbushë

13 Gusht, 2026
Screenshot

“LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për qeveri dhe presidentin”, Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë

13 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.