Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Ferran Torres për rreth 50 milionë euro.
Pas disa ditësh negociatash, dy klubet kanë nisur shkëmbimin e dokumentacionit dhe zyrtarizimi i transferimit mund të vijë që këtë fundjavë.
Ferran mbyll kështu aventurën e tij me Barcelonën, ku zhvilloi 207 ndeshje dhe shënoi 65 gola. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi tre tituj të La Liga-s, një Kupë të Mbretit dhe tre Superkupa të Spanjës.
Sulmuesi spanjoll ishte futur në vitin e fundit të kontratës dhe, në mungesë të një oferte për rinovim, vendosi të shqyrtonte largimin. PSG dhe Luis Enrique u shfaqën si destinacioni konkret.
Të ardhurat prej rreth 50 milionë eurosh pritet t’i japin Barcelonës një ndihmë të rëndësishme financiare në merkato.











