Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas shembjes së një skele.
Aksidenti në punë ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ku një skelë u shemb gjatë rikonstruksionit të një godine dhe duke lënë të plagosur punëtorin.
Sipas informacioneve paraprake, 38 vjeçari, ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ka shkuar policia, që po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.
Ndërkohë është shoqëruar në polici pronari i objektit.