• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Diallo zyrtarizon sfidën ndaj Infantinos, kërkon bashkimin e rivalëve të FIFA-s

17 Nëntor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Philippe Diallo ka hyrë zyrtarisht në garën për presidencën e FIFA-s dhe, sipas Reuters, kreu i Federatës Franceze të Futbollit ka edhe mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

63-vjeçari u zgjodh në momentet e fundit si kandidati i UEFA-s për të sfiduar Gianni Infantinon, ndërsa tashmë po kërkon edhe një bashkëpunim me kandidatin japonez Kozo Tashima.

“Nëse duam të fitojmë, besoj se duhet të bashkojmë forcat”, deklaroi Diallo në një konferencë për shtyp në Paris.

Lexo edhe:

Lehtësim te Milani, Maignan shmang dëmtimin dhe synon rikthimin ndaj Frosinones

Real Madridi mbush skuadrën me talente në krah, strategjia që nis nga ekipi i parë dhe zbret te akademia

Ai konfirmoi se kontaktet me Tashiman kanë nisur dhe se do të zhvillojë bisedime për të parë nëse dy kandidaturat mund të bashkojnë forcat. Megjithatë, Diallo nuk sqaroi nëse një marrëveshje e tillë do të nënkuptonte tërheqjen e njërit prej tyre nga gara.

Francezi pranoi se fillimisht nuk kishte planifikuar të kandidonte. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i kërkoi të hynte në garë të hënën, ndërsa një ditë më pas kandidatura e tij u miratua unanimisht edhe nga Federata Franceze.

Diallo ka ngritur një sërë kritikash ndaj drejtimit të FIFA-s nga Infantino, duke përmendur disa vendime të marra gjatë muajve të fundit.

Mes tyre ai renditi Çmimin e Paqes të FIFA-s, mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave të Kupës së Botës në SHBA, çështjen e pezullimit të Folarin Balogun, kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit dhe projektin për futjen e investitorëve privatë në një kompani të re komerciale të FIFA-s.

“Të gjitha këto vendime, shpesh të marra në mënyrë individuale, kanë tronditur botën e futbollit. Besimi ndaj FIFA-s dhe presidentit të saj është thyer”, deklaroi Diallo.

Ai konfirmoi gjithashtu se Emmanuel Macron mbështet kandidaturën e tij, pasi Arsène Wenger kishte refuzuar mundësinë për të hyrë në garë.

Megjithatë, rruga drejt presidencës mbetet e vështirë. UEFA kontrollon vetëm 55 nga 211 votat e FIFA-s dhe, sipas Reuters, Diallo nuk gëzon mbështetjen e të gjitha federatave europiane.

Infantino, i cili kërkon një mandat të katërt, ka ndërkohë mbështetje të fortë nga Konfederata Afrikane e Futbollit dhe CONMEBOL.

Në garë janë shpallur gjithashtu Kozo Tashima dhe ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Ramon Vega.

Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon të mërkurën në mesnatë sipas orës zvicerane, ndërsa zgjedhjet për presidentin e FIFA-s do të mbahen më 18 mars në Rabat.

Tags: Emmanuel MacronFIFAGianni InfantinoKozo TashimaPhilippe Diallo

Nga Kategoria

Sporti

Lehtësim te Milani, Maignan shmang dëmtimin dhe synon rikthimin ndaj Frosinones

17 Nëntor, 2026
Sporti

Real Madridi mbush skuadrën me talente në krah, strategjia që nis nga ekipi i parë dhe zbret te akademia

17 Nëntor, 2026
Sporti

Xavi në shok pas humbjes ndaj Gjermanisë: “Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve”

17 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Diallo zyrtarizon sfidën ndaj Infantinos, kërkon bashkimin e rivalëve të FIFA-s

17 Nëntor, 2026

Rusia përdori gaz lotsjellës kundër ushtarëve ukrainas, përmes një droni

17 Nëntor, 2026

Wayne Rooney rrëfen periudhën më të errët të tij: Kam menduar t’i jap fund jetës

17 Nëntor, 2026

Jensen Huang shpreh gatishmërinë të rikthehet në krye të Nvidia-s, nëse e kërkon bordi

17 Nëntor, 2026

Përplasje në protestë, disa të rinj shoqërohen nga policia

17 Nëntor, 2026

SHBA humbet statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5 mijë raste këtë vit

17 Nëntor, 2026

Policia e qëlloi me plumb në sy, Erjon Vishkulli kthehet nga Italia: Shqipëria është e jona

17 Nëntor, 2026

Mes luftës për të rikthyer shikimin, Erjon Vishkulli: S’dua ta kujtoj atë ditë, por nuk pendohem

17 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.