Një nga të plagosurit në aksidentin e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Dovalan, ka ndërruar jetë në spital.
Nga përplasja e dy automjeteve mbetën të plagosur 7 persona, të cilët fillimisht morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe më pas u nisën drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Burime bëjnë me dije se viktima është një 70-vjeçare, e cila ndodhej në njërin prej automjeteve ku udhëtonte një familje.
Të plagosurit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











