Ergys Agasi, i akuzuar se drejton një grup të strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-it, ditën e fundit të lirisë u ndoq hapi pas hapi nga forcat e policisë, thuajse gjatë gjithë kohës me dron, i cili ka dokumentuar me video dhe foto çdo lëvizje të tij. Agasi u pikas mëngjesin e 26 gusht në një kompleks vilash në zonën e Shkozetit në Durrës , të njohura si baza e Visit të Pojës. Pak para mesditës së 26 gushtit e mori mjeti luksoz, me të cilin udhëtoi drejt Elbasnit, ku qëndroi për gati 5 orë pranë Tregut Agroushqimor në pronësi të babait të shumëkërkuarit Suel Çela. Rrugës në kthim policia e prangosi te Plepat bashkë me Uljan Shpatarakut.
Minutë pas minute, çfarë ndodhi ditën e arrestimit të Ergy Agasit:
Para ditës së arrestimit njoftohet patrulla e forcave shqiponja në Durrës që Ergys Agasi është në një makinë në lëvizje.
Ora 08:00 (26 gusht): Policia ngre pika kontrolli dhe dronin për vëzhgim nga ajri. Informacioni ishte që Agasi ishte akomoduar në kompleksin e vilave në Shkozet, të njohura si vilat e Visit të Pojës, Elvis Doçit. Ngrihet droni mbi kompleksin e vilave.
Ora 11:39: Ergys Agasi konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave, i veshur me bluze te bardhe dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë te zeza. Agasi vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet ne ambientet e brendshme të kompleksit.
Ora 11:59: Droni konstaton se makina Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave. Për shkak të xhamave të zinj nuk mundet të konstatohet se kush ishte brenda
Ora 12:02: Nga pamjet me dron kontatohet se e njëjta makinë, vetëm pas 3 minutash del nga bodrumi i kompleksit të vilave, dh4e në sediljen epërparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person që dyshohej se ishte Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit.
Ora 12:03: Makina vijon të ndiqet nga droni Automjeti Audi A6, del nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën eP lazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit
Ora 13:35: Një orë e 32 minuta më pas makina nuk futet në qytetin e Elbasanit, por bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim tregut agroushqimor, dhe kthehet djahtas për t’u future aty brenda. Tregu agro ushqimor është në pronësi të babait të Suel Çelës. Droni nuk e mbajti më nën vëzhgim. Grupet e vëzhgimit, makinat e policisë u vendosën në rrethrrotullimin e bradasheshit.
Ora 18:16: Makina del nga rruga “Kadri Hoxha” ku ndodhet tregu agroushqimor dhe vazhdon të njëjtin itinerar të mëparshëm, tashmë në krah të kundërt, nga Elbasani në drejtim të Durrësit. Sapo mbërrin në zonën e Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur arrestimit. Ku i gjetën Ergys Agasi (person në kërkim), i ulur nësediljen e përparme, dhe Uljan Shpataraku.











