Pas qëndrimit për rreth dy orësh para Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke iu drejtuar qendrës së kryeqytetit.
Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë vijuar marshimin në disa prej akseve rrugore të Tiranës.
Synimi i tyre është pozicionimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, ku pritet të vijojë protesta.











