Një moment i krijuar në puntatën e parë të emisionit “Live me Luizin” ka sjellë reagimin e reperit Cllevio. Gjatë emisionit, Luiz Ejlli interpretoi një këngë të Cllevios dhe ia dha Gjergj Lekës për ta performuar.
Ky veprim duket se nuk është pritur mirë nga Cllevio, i cili ka reaguar në rrjetet sociale me deklarata dhe akuza ndaj Luizit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cllevio përmend edhe familjen e Luiz Ejllit dhe bën deklarata lidhur me marrëdhëniet e tij personale.
“Mami jot nuk e do Kiaren. Do tregoj si ke mashtruar familjen Topalli dhe për marrëdhënien tënde me vajzën e Jozefina Topallit”, shprehet ai në videon e publikuar.
Deri tani, këto janë deklarata të Cllevios, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Luiz Ejlli do të reagojë ndaj tyre.











