Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Çiflig. Një automjet është përmbysur në rrugë.
Për pasojë një person ka mbetur i plagosur dhe po dërgohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.
Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit.











