• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Gazetari për vrasjen e dyfishtë në Lezhë: Krim i mirëorganizuar, viktima me konflikte të hapura

26 Prill, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Igli Çelmeta, ka zbuluar detaje të reja mbi mënyrën se si u organizua atentati i së dielës në Lezhë, ku humbën jetën bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas tij, çifti kishte qenë duke drekuar në një lokal dhe më pas ishte nisur drejt banesës. “Çifti i bashkëshortëve… pasi kanë konsumuar një drekë… kanë qenë duke ikur drejt banesës së tyre”, tha ai, duke shtuar se në aksin Balldren–Torovicë një nga automjetet e autorëve u ka dalë përpara dhe u ka bllokuar rrugën.

Më pas, sipas tij, është afruar një automjet tjetër pa targa, ku dy persona kanë zbritur… dhe me kallashnikov kanë qëlluar me breshëri plumbash, duke i lënë viktimat të vdekur në vend.

Lexo edhe:

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Çelmeta theksoi se atentati është realizuar nga dy automjete dhe se momenti i sulmit është regjistruar nga kamerat e sigurisë. “E gjithë ngjarja është e filmuar… kamerat kanë filmuar të gjithë momentin e atentatit”, u shpreh ai.

Gazetari shton se autorët kishin ndjekur lëvizjet e 39-vjeçarit gjatë gjithë ditës dhe kishin zgjedhur momentin kur ai po kthehej në banesë për të kryer sulmin.

“Kanë ndjekur gjatë gjithë ditës itinerarin… dhe më pas i kanë zënë pritë”, tha gazetari, duke shtuar se në vendngjarje janë sekuestruar mbi 30 gëzhoja.

Ai u shpreh gjithashtu se në momentin e atentatit nuk ka pasur kalimtarë të rastit, ndërsa e cilësoi ngjarjen si një krim të mirëorganizuar.

“Ka qenë një atentat i mirëfilltë, i mirëorganizuar me detaje”, deklaroi Çelmeta.

Në lidhje me reagimin e autoriteteve, gazetari ngriti shqetësimin për vonesë në ndërhyrje. “Policia e Shtetit ka shkuar me vonesë… trupi i viktimave ka qëndruar në automjet për 15 minuta”, u shpreh ai, duke shtuar se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupave.

Sa i përket hetimeve, Çelmeta bëri të ditur se pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, por po verifikohen edhe konflikte të tjera të mundshme. Ai kujtoi se viktima kishte qenë i përfshirë në një çështje për vrasje në vitin 2016, për të cilën më pas ishte shpallur i pafajshëm, ndërsa çështja është rikthyer për rigjykim.

“Policia po heton disa pista… por pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes. Ishte një person problematik, konfliktual, kishte dhe konflikte të hapura dhe policia kishte skedën kriminale të tij për konfliktet e fundit. Madje, dyshohet për përfshirjen në aktivitete të paligjshme në fushën e narkotikëve dhe sipas informacioneve të deritanishme nga grupi hetimor po hetohen disa pista. Ajo që policia ka është fakti që ky person ishte një person me skedë kriminale në Policinë e Shtetit, me vepra të shumta penale, madje kishte dhe vepra penale të dhunës në familje. Në dhjetor të vitit 2025 prindërit e viktimës kishin bërë denoncim për dhunë në familje për 39-vjeçarin, edhe pse s’ka lidhje me ngjarjen”, përfundoi gazetari.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

19 Qershor, 2026
Aktualitet

Protesta e 20/ Qytetarët grumbullohen te sheshi Skënderbej

19 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA shkëlqen ndaj Australisë, Pochettino siguron kualifikimin

19 Qershor, 2026

Norvegjia propozon ndalimin e tregtisë me vendbanimet izraelite

19 Qershor, 2026

Tronditet Gjermania, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

19 Qershor, 2026

Panik në metronë e Stambollit/ Treni del nga shinat, tre të plagosur

19 Qershor, 2026

Reagon familja e Messit pas lajmit “fake” se babai yllit argjentinas ishte ndarë nga jeta

19 Qershor, 2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur

19 Qershor, 2026

Rama: Pas linjës Tiranë–Toronto, shumë pranë edhe fluturimet direkte me SHBA-në

19 Qershor, 2026

Një 62-vjeçar gjendet i mbytur në liqenin e Viroit në Gjirokastër

19 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.