• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Policia arreston pesë serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

1 Mars, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të dielën se i ka arrestuar pesë persona në Skenderaj, të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile. Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për arrestim të serbëve lokalë të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dyshuarit besohet që i kanë vrarë gjashtë civilë shqiptarë në fshatin Syriganë të Skenderajt në periudhën maj–qershor 1998. Atyre u është caktuar një masë fillestare prej 48 orësh paraburgim.

Duke ofruar më shumë hollësi, policia ka thënë se e ka nisur operacionin e arrestimit në orët e hershme të mëngjesit në gjashtë lokacione të ndara: pesë në Komunën e Skenderajt dhe një në Mitrovicën e Veriut.

Lexo edhe:

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, dënohet me burgim të përjetshëm Dardan Krivaça

Sipas Policisë, gjatë batisjeve në objektet e banimit dhe objektet përcjellëse janë konfiskuar: një armë e gjatë gjysmë-automatike SKS, një armë brezi e tipit Zastava M-57, dy karikatorë dhe 77 fishekë, një pushkë gjuetie me 17 fishekë dhe një rrethatore brezi, si dhe uniforma të ndryshme ushtarake dhe pjesë përbërëse të uniformave të ish-ushtrisë jugosllave.

Lista Serbe ka reaguar ashpër ndaj aksionit policor, duke thënë se të dielën janë arrestuar “pesë nga bashkatdhetarët tanë, pronarë të ndershëm dhe të ndershëm shtëpish”.

Kjo parti, e cila i ka nëntë ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka kritikuar atë që e ka quajtur “regjim” të kryeministrit të Kosovës, Albim Kurti, që “pa prova të vlefshme arreston serbët, duke i paditur ata për krime lufte me qëllimin e qartë të frikësimit dhe persekutimit të tyre”.

Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet./REL

Nga Kategoria

Kosova

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme

1 Mars, 2026
Kosova

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje Marigona Osmanin, dënohet me burgim të përjetshëm Dardan Krivaça

28 Shkurt, 2026
Kosova

Prokurori zbulon audio-incizim, Hashim Thaçi: Thuaj shkurt po, jo, mos filozofo

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Qiej të mbyllur dhe 5,000 fluturime të anuluara: ndërprerja më e madhe globale e udhëtimit ajror

1 Mars, 2026

Një nga 4 Parodistët e Vlorës, ndahet nga jeta aktori i humorit Mane Lumani

1 Mars, 2026

Pasi i dështoi fushata 6 mln $ për PD-në, Pëllumb Pilinçi kërkon këshilla nga LaCivita për “qivirinë” e re

1 Mars, 2026

Trump zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun dhe udhëheqësit e Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

1 Mars, 2026

Shqiptarja që jeton në Dubai tregon përjetimin e sulmit me raketa: Ishte kaq e papritur

1 Mars, 2026

Policia arreston pesë serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

1 Mars, 2026

IDF: Hodhëm mbi 2,000 bomba në 36 orë, superioritet ajror i Izraelit mbi Teheran

1 Mars, 2026

Emiratet e Bashkuara Arabe tërheqin ambasadorin nga Irani, mbyllin ambasadën për shkak të sulmeve

1 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.