Një aksident i rëndë është regjistruar në Prishtinë gjatë garave me makina të cilat po zhvilloheshin pa leje. Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, tregojnë momentin e aksidentit teksa makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë.
Mjeti i cili aksidentohet për shkak të shpejtësisë së lartë u përmbys dhe shkon disa metra larg. Fatmirësisht nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.
Një person ka marrë ndihmë mjekësore. Policia mësohet se po heton rrethanat e plota të aksidentit.











