• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shembja e rrugës Librazhd – Përrenjas, riparimi kërkon disa muaj

27 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më të mirë disa muaj punë, nëse ndiqen procedurat dhe standardet në fuqi, tha për “Monitor” një inxhinier brenda ARRSH-së, i cili për shkak të funksionit preferoi të mbetet anonim.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Defekti kërkon një zgjidhje inxhinierike krejt të re për t’u stabilizuar dhe për t’u riparuar, teksa specialisti i infrastrukturës e konsideroi dëmtimin më seriozin që ka ndodhur së fundmi.

Sipas tij, janë dy zgjidhje. I pari të ndërtohet një viadukt i ri që kërkon shumë kohë dhe ndryshim projekti nga fillimi, ose zgjidhja tjetër është gërryerja deri në themele e masës së dheut që është shembur.

Lexo edhe:

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja, rendi i ditës “mollë sherri”

U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi! Nëna e Aleksit: Isha duke fjetur kur…

Kompania ANK, që ishte kontraktuar për të kryer punimet, po merr në konsideratë variantin e dytë duke gërryer dheun dhe më pas të bëjë një trase te re.

Por masa e shembur përfshin volume të mëdha punimesh dhe gjithsesi kërkon shumë kohë.

Të gjitha variantet e riparimit kërkojnë disa muaj, tha inxhinieri, i cili shtoi se mund të hapet një kalim emergjent, por nuk është i sigurt për automjete të rënda dhe kamionë.

Sipas vlerësimeve paraprake teknike, rrëshqitja e fundit është tërësisht e induktuar dhe lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrjet e mëvonshme në zonë, përfshirë punimet për segmentet e autostradës së Korridorit VIII.

Eksperti i ARRSH-së tha se ndërhyrjet në terren kanë rënduar ndjeshëm masivin shkëmbor dhe kanë krijuar presion shtesë mbi strukturën ekzistuese të rrugës.

Ndërhyrjet kanë ngarkuar shpatullat e rrugës, ndërsa janë gërryer themelet nga përdorimi i materialit lumor, një zgjidhje që konsiderohet e gabuar nga pikëpamja inxhinierike dhe që ka ndikuar në de-stabilizimin e terrenit.

Ura që u shemb është ndërtuar në vitin 1997, ka qenë në gjendje shumë të mirë përpara ndërhyrjeve të fundit, çka forcon elementet se dëmtimi aktual lidhet me ndërhyrjet e fazave të reja të punimeve në zonë.

Eksperti paralajmëroi se stabilizimi i masivit dhe rikthimi i sigurisë në këtë aks do të kërkojë ndërhyrje të thelluara gjeoteknike dhe kohë të konsiderueshme, për shkak të kompleksitetit të terrenit dhe shkallës së dëmtimit.

Zgjidhja kërkon kohë, pasi nuk është dëmtuar vetëm sipërfaqja e rrugës, por është destabilizuar i gjithë masivi ku ajo mbështetet.

Për këtë lloj dëmi, së pari kërkohet studim i ri gjeologjik dhe gjeoteknik. Duhet analizuar në thellësi lëvizja e masivit, niveli i ujërave nëntokësore, presionet anësore dhe stabiliteti afatgjatë i shpatit. Kjo fazë kërkon kohë për matje, monitorim dhe projektim të zgjidhjes, tha inxhinieri.

Masivit i janë gërryer bazat dhe tani nevojiten mure mbajtëse të thelluara, pilota, drenazh i ri ose edhe devijim i pjesshëm i trasesë. Këto ndërhyrje nuk janë të shpejta dhe kërkojnë kohë, shtoi ai.

Sipas tij, kompleksiteti i terrenit malor i komplikon zgjidhjet. Aksi Elbasan–Librazhd kalon në zona me formacione të paqëndrueshme gjeologjike. Çdo ndërhyrje duhet të bëhet me kujdes për të mos shkaktuar lëvizje të tjera zinxhir. Projekte të tilla kërkojnë rishikim fondesh, tenderim të ri ose procedura emergjente, që zakonisht zgjasin, tha ai.

Nëse zgjidhja nuk bëhet e plotë dhe strukturore, rreziku i përsëritjes mbetet i lartë. Ai tha se në rastin më optimist riparimi bëhet për 6 muaj deri në një vit.

Segmenti aktual Librazhd–Qukës, 25 kilometra i gjatë, u përfundua në vitin 2001 nga kompania Mavrovo, e cila kishte ndërtuar rrugë në republikat e ish-Jugosllavisë. Punimet u mbikëqyrën nga kompania italiane Lotus, e cila në vetvete ka qenë një shkollë për kompanitë e supervizimit në Shqipëri për shkak të standardeve të larta që kërkonte nga ndërtuesit në procesin e punimeve.

Edhe pse rruga nuk ka pasur mirëmbajtje rutinë, siç e kërkojnë standardet, ajo dhe ura që u shemb kanë qenë në gjendje shumë të mirë para se të nisin punimet për aksin e ri të Korridorit VIII./Monitor

Nga Kategoria

Aktualitet

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja, rendi i ditës “mollë sherri”

27 Shkurt, 2026
Aktualitet

U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi! Nëna e Aleksit: Isha duke fjetur kur…

27 Shkurt, 2026
Aktualitet

Abuzime me tenderat në UBT, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për të pandehurit!

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja, rendi i ditës “mollë sherri”

27 Shkurt, 2026

U godit me thikë gjatë një sherri, ndërron jetë 17-vjeçari shqiptar në Greqi! Nëna e Aleksit: Isha duke fjetur kur…

27 Shkurt, 2026

Abuzime me tenderat në UBT, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për të pandehurit!

27 Shkurt, 2026

Aksidentuan për vdekje 7-vjeçarin/ Lirohen nga qelia dy shoferët, përplasën njëri pas tjetrit të miturin!

27 Shkurt, 2026

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

27 Shkurt, 2026

Pas ndryshimeve në qeveri, ndryshojnë dhe shefat e disa komisariateve

27 Shkurt, 2026

Vidhnin banesat e milionerëve në Spanjë, shkatërrohet banda e “skifterëve”, 4 nga 5 të arrestuarit janë shqiptarë

27 Shkurt, 2026

WhatsApp Web jashtë funksioni, përdoruesit hasin probleme

27 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.